Lidhje


Tiranës do t'i shtohen dhe 8 kulla të reja deri në 100 kate

Vala e ndërtimeve në Tiranë pritet të marrë sërish vrull në periudhën në vijim, pavarësisht se kërkesa po shfaq tendenca ngadalësimi dhe shumë ekspertë të pasurive të paluajtshme thonë se tregu po arrin mbingopjen.Së fundmi Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka miratuar dhënien e lejeve për disa projekte shumëkatëshe, ndërsa një formë e re partneriteti mes qeverisë dhe privatit pritet ti japë mundësinë këtij të fundit të ndërtojë projekte të mëdha në pronat publike.

Read more ...


Mjeku Tritan Kalo zbulon një mashtrim, shisnin ilaçe në emër të tij

Mjeku Tritan Kalo, i cili është shpërngulur në Kanada pas daljes në pension, ka bërë një denoincim të fortë në rrjetet sociale.Kalo deklaron se në Shqipëri po përdorin emrin e tij për të reklamuar ilaçe, pa miratimin e tij.Ai shprehet se kjo që po ndodh është e turpshme, ndërsa thekson se përdorja e emrit dhe e figurës së tij është vepër penale.

“Shfrytëzimi i emrit tim për reklamim medikamenti përbën vepër që dënohet penalisht dhe financiarisht dëmshpërblehet mjeku i cituar në to. Në Shqipëri të përdorin emrin dhe figurën pa drojë. Jam ankuar por askush nuk vepron. E turpshme”, nënvizon mjeku

Read more ...


Covid dhe viroza në Tiranë/ Në vetëm një javë mbi 2100 vizita në kryeqytet, mjekët: Të rinjtë më të prekur

Qendra Shëndetësore Nr. 1 në Tiranë ofron shërbime për rreth 90 mijë banorë. Vetëm javën e shkuar në këtë qendër u kryen në total mbi 2100 vizita.Diana Hysi, mjeke familje, e Qendra Shëndetësore Nr. 1 thotë: “Një nga problematikat e momentit dhe e sezonit janë virozat që në fakt më së shumti duhet të ishin gastrointestinale, por në fakt nuk ka kaq shumë të sëmurë me problematika të çrregullimeve gastrointestinale që janë të vjellat, diarreja, më tepër janë pacientët që më shumë ankohen për problematika dhe simptoma të sistemit të sipërm respirator, që janë dhimbje fyti, rrufë, kollë.

Read more ...


Myftiu i Shkodrës pret familjarë të dijetarit të njohur me origjinë shqiptare, shejh Muhamed Nasirudin el Albani

Myftiu priti familjarë të dijetarit, Shejkh Nasuridin El-Albani

 

Ditën e enjte, më 1 gusht 2024, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt z. Mohamad Mynir Anamali Adem, i shoqëruar nga i biri, Ilias Mohamad Adem, familjarë të dijetarit dhe hadithologut të shquar, Shejkh Muhamed Nasuridin El-Albani (1914 - 1999).

Read more ...


Bomba e Ahmetajt/ Prova se si në tunelin e Llogarasë u zhdukën 50 milionë euro

Akuza më e fortë që ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj bëri në intervistën e dytë në “Çim Peka live” ishte ajo se Edi Rama dhe Belinda Balluku kanë kontribuar në avullimin e 50 milionë eurove, që u zhdukën nga njëri tender në tjetrin, të organizuar për tunelin e Llogarasë.Ahmetaj pretendoi se fillimisht u zhvillua një tender i cili u fitua nga kompania shqiptare Gjoka Konstruction, me një vlerë 140 milionë euro. Por, pas gjashtë muajsh ky tender u ripërsërit, fitues i tij u shpall një bashkim firmash turke me 50 milionë euro më shumë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG