Lidhje


Kryeministri Rama "ndryshime rrënjësore" në kabinetin qeveritar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka propozuar ndryshime në kabinetin qeveritar dhe drejtimin e Kuvendit, raporton Anadolu.Ndryshimet u prezantuan nga Rama gjatë punimeve të sotme të kongresit të partisë që ai drejton, Partisë Socialiste të Shqipërisë, mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Në postin e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë është propozuar Elisa Spiropali, e cila aktualisht është ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Spiropali zëvendëson në këtë post Lindita Nikollën e cila dha dorëheqje si kryeparlamentare më 26 korrik.

Read more ...


Inaugurohet IEVP e re në Pogradec, do akomodojë vajzat dhe gratë në konflikt me ligjin

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, në prezencën e Avokates së Popullit, znj. Erinda Ballanca, ambasadorit të Mbretërisë Britanike, Alastair King-Smith, ambasadorit të Mbretërisë së Holandës, përfaqësuesve nga ambasada e SHBA, autoriteteve vendore, përfaqësuesve të besimeve në Pogradec dhe organizatave të shoqërisë civile që monitorojnë sistemin e burgjeve, inauguruan Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) të ri në Pojskë, Pogradec. 

Read more ...


Mbërrin Omicron K3 në Shqipëri! Nënvarianti i Covid rrit numrin e të prekurve, ja shenjat

Ndonëse ende nuk është publikuar zyrtarisht, dyshohet se nënvarianti i Omicron K3 ka hyrë edhe në Shqipëri.Ky nënvariant ka rritur numrin e rasteve të prekur nga coronavirus në vende të Europës dhe rajonit dhe një trend në rritje të pacientëve me Covid ka edhe në vendin tonë, ndonëse nuk ka vend për t’u shqetësuar pasi simptomat janë të lehta.“Ka rritje të virozëve dhe 3-4 raste në ditë rezultojnë pozitiv”, tha Bruna Shiroko.Shumë raste rezultojnë me tampon negativ por mjekët diagnostikojnë në baze të simptomave të cilat janë të lehta. Ndërkohe që ka shumë qytetarë të cilët nuk drejtohen tek mjeku.

Read more ...


Maliq| Dëshmia tronditëse e 41-vjeçarit: Bëra seks me 16-vjeçaren, i dhashë 500 lekë

Burime të siguruara nga Euronews Albania pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se edhe 41-vjeçari Selam Hyka kur është marrë në pyetje ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me 16 vjeçare, madje ai ka bërë të ditur se ka qene Marsel Baçi ai që e ka thirrur në telefon dhe i ka ofruar seks me 16 vjeçare“Ofertë” e cila nuk është kundërshtuar nga 41- vjeçari nga fshati Leminot, madje pas marrëdhënies gjithnjë sipas 41-vjecarit i ka dhënë minorenes 500 lek te reja.Po atë ditë minorenja ka kryer edhe një marrëdhënie tjetër me një person i cili tashmë është i shpallur në kërkim nga policia.

Read more ...

XS
SM
MD
LG