Lidhje


Skema korruptive e familjes Berisha.Nga privati tek dhëndëri nga ky i fundit tek Berisha/Berisha i dha shtëpi Izet Haxhisë, përfitoi edhe dhëndri!

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion mori pak ditë më parë të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha për akuzën e korrupsionit lidhur me procesin e privatizimit të klubit të futbollit Partizani.

 

Gjatë thirrjes për t’iu komunikuar akuza, dy prokurorët e çështjes Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, i dhanë kryetarit të Partisë Demokratike edhe dosjen e plotë e cila përbëhet nga 499 faqe.

Read more ...


Speciet e rralla në Gjirin e Vlorës, peshq helmues, breshka fluturuese e peshkaqenë!

Në Gjirin e Vlorës, peshkatarët gjithnjë e më shpesh ndeshen me specie të rralla. I tillë ishte peshku helmues, që u kap disa muaj më parë. Por prania e peshqve invazivë është shqetësuese sepse dëshmon ndryshimet kimaltike.

 

Peshkatari me përvojë, Sherif Dyrmishaj thotë se ka parë edhe breshka fluturuese apo peshkaqenë të mëdhenj. Këto specie që më parë ndesheshin rrallë, janë bërë vizitorë të shpeshtë në Gjirin e Vlorës. Habitatin e tyre e kanë në ujërat e thella të vendeve tropikale por për shkak të ndryshimeve klimatike tashmë janë vizitorë të ujerave tona.

Read more ...


Fondet e përdorura për zgjedhjet e 14 majit 2023, KQZ kërkon gjobitjen e disa partive politike, ja lista

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar miratimin e gjetjeve të raportit të auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj 2023.

 

KQZ i propozon Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative, për partinë politike të mëposhtme: T’i propozoj Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative, për partinë politike “Partia Aleanca Progresiste LZHK”, me gjobë në vlerën 500 000 deri 1. 000. 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor.

Read more ...


Dekonspirimi I Operacionit Për Çopjat, SPAK Nis Hetime, 3 Drejtorë Policie Në ‘Sitë’

Largimi dhe mosrënia në prangat e policisë, e disa prej eksponentëve të botës së krimit që kanë bashkëvepruar me organizatën kriminale të drejtuar nga vëllezërit “Çopja”, ka sjellë nisjen e një hetimi nga prokuroria dhe BKH-ja për nxjerrje të sekretit hetimor.

 

Kjo është një taktikë e përsëritur që SPAK kryen mbi drejtuesit e Policisë së Shtetit, me dyshime se mund të kenë nxjerrë sekretin hetimor përpara se vendimi i gjykatës t’i vihej në ekzekutim.

Read more ...


Skandali me shitjen e diplomave/ Arrestohet pronari dhe administratori i Kolegjit Universitar “WISDOM”

Mediat Italiane kanë publikuar hetimin e Guardia Di Finanza Italiane e cila ka zbulaur se nga Tirana me mijëra diploma false janë shitur për shtetas Italian. Sipas mediave atje, pjesë e skemës është edhe një zyrtarë i qeverisë shqiptare i cili ka favorizuar italianët të ndërtonin skemën nëpërmjet Kolegjit Universitar WISDOM.

 

Të arrestuar janë:

 

Maria Saveria dhee Fortunata Giada Modaffari, përkatëshisht 38 dhe 35 vjeç, lindur në Reggio Calabria; Maria Ornella Attisano, 57 vjeç, nga Locri; Lucia Catalano, alias Lucy, 44 vjeç, nga San Severo; Savino Cianci, i njohur si Nino, 60 vjeç, nga Trani; Leonardo Catalano, i njohur si Leo, 42 vjeç nga San Severo; Marco Lombardi, 52 vjeç, nga Stornarella (Foggia); Antonio Caporale, 33 vjeç, nga Foggia; dhe Maria M’Daraa, 36 vjeç, nga Stornarella (Foggia).

Read more ...

XS
SM
MD
LG