Pas Vlorës edhe Durrësi/Zbulohet bazë armësh që furnizonte grupet kriminale, dy të arrestuar!

Pas zbulimit të bazës së armëve në Vlorë disa ditë më parë (7 mars), një tjetër depo që furnizon grupet kriminale me armatime është zbuluar në Shkallnur të Durrës. Në pranga të policisë kanë rënë dy të rinjtë Hekuran Troplini 20 vjeç dhe Emiljano Pasho,19 vjeç, të dy banues në fshatin Shkallnur. Arrestimi i njërit prej tyre u filmua edhe nga droni i policisë, pasi ai tentoi që t’u largohej efektivëve. Veshur me xhup të zi e me kapuç në kokë, në tentativë për t'u arratisur, ai u fut nëpër ullishte duke vrapuar, por më pas u rrëzua e u prangos nga policia.