Të duash Ukrainën më shumë se Kosovën

Nga Shaban Murati
Shënim nga blloku diplomatik
Në datën 28 shkurt 2024 kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski nënshkruan në Tiranë “Traktatin e Miqësisë dhe të Bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Ukrainës”. Megjithëse ka 11 vjet kryeministër I Shqipërisë, Edi Rama ende nuk ka nënshkruar një Traktat Miqësie dhe Bashkëpunimi me Kosovën.