“Pacientja kishte 8 tumore në kokë”-mjeku Sallabanda e operoi me sukses…

Neokirurgu Kita Sallabanda tha në një intervistë për “Good Morning Albanians” këtë të hënë, se gjatë punës së tij ai ka pasur shumë raste shumë të vështira.Sallabanda tha se së fundmi kishte pasur një rast shumë të komplikuar ku një studente shqiptare kishte shkuar në Spanjë për tu kuruar nga 8 tumore në kokë. Mjeku tha se është kujdesur që vajza të marr trajtimin e duhur në kushte të favorshme ekonomike, ndërsa ka shtuar se ishte prekur shumë nga letra që ajo i kishte dërguar pas përfundimit të trajtimit.