Kompjuterat mbi kamionë dhe një analogji europiane
Nga Erl Murati
Imagjinoni për një çast një situatë hipotetike: një media e madhe ndërkombëtare, fjala vjen RAI apo BBC ka një konflikt pronësor me një ent publik, mbi tokën ku janë vendosur disa antena transmetimi. Imagjinoni sikur befas, një ditë policia italiane apo britanike, me sharra elektrike në duar, të sharrojnë antenat e transmetimit duke fikur përfundimisht sinjalin e RAI-t apo të BBC-së, duke pretenduar mungesë pronësie mbi truallin ku janë vendosur këto antena.