Hyrja e heshtur e investimeve i.zraelite
Prej vitesh mund të perceptohet qartë një rritje e bashkëpunimit shtetëror mes Shqipërisë dhe Izraelit. Rritja e bashkëpunimit dëshmohet nga kontaktet më të shpeshta në nivel shtetëror, të shoqëruara me disa marrëveshje bashkëpunimi dhe me projekte konkrete të përbashkëta.
Së fundmi, interesi izraelit po bëhet më i prekshëm edhe në sektorin privat, me nisma investimi në sektorin financiar, në pasuritë e paluajtshme apo në sektorin e industrisë së lidhur me sigurinë.