Nga helmimi i mbretit me një unazë tek intrigat: Si u ngjit në krye të fronit Princi Bin Selman

Në janar 2015, Abdullah, mbreti 90-vjeçar i Arabisë Saudite ndërroi jetë dhe gjysmë-vëllai i tij do të bëhej së shpejti mbret – ndërsa djali i tij i preferuar Mohammed bin Salman, përgatitej të merrte drejtimin ‘de facto’ të çështjeve të shtetit.Princi asokohe vetëm 29 vjeçar kishte plane të mëdha për mbretërinë por trembej se komplotistët nga brenda familjes mbretërore do t’i vendonin shkopinj në rrota, prandaj një natë thirri kreun e sigurisë në pallatin mbretëror, i vendosur për të fituar besnikërinë e tij, sipas reportazhit e intervistave të rrjetit BBC.Kreu i sigurisë Saad al-Jabri dhe princi lanë mënjanë celularët e tyre dhe nisën të diskutonin vetëm, pasi princi trembej nga përgjimet e spiunëve në pallat, aq sa hiqte dhe kabullin e telefonit tokësor nga priza.