Lidhje


Mos ndoshta qeveria shoviniste indiane po bën ligje "anti-musliman" /Shitësi ambulant bëhet indiani i parë i akuzuar sipas 'ligjeve të reja të de-kolonizuara'

India ka regjistruar rastet e para të gjykimit  sipas ligjeve të reja penale, duke zëvendësuar legjislacionin britanik të epokës koloniale, kjo ndodhi me një shitës ambulant në kryeqytetin indian duke u bërë personi i parë që përballet me një veprim të tillë ligjor.

 

Ligjet hynë në fuqi të hënën.

 

Një rast ose një raport i parë i informacionit [FIR] u regjistrua kundër një shitësi ambulantë në kryeqytet për "pengimin e një ure për kalim" në stacionin hekurudhor të Nju Delhi.

Read more ...


Sëmundjet tumorale dhe dobësitë e sistemit shëndetësor shqiptar në trajtimin e tyre

Nga Mimoza Picari-Zëri i Amerikës

 

Në Shqipëri rreth 6 mijë raste të reja identifikohen çdo vit me sëmundje tumorale. E ndërsa numri i pacientëve me këto sëmundje është në rritje, një raport i KLSH nxjerr në pah mjaft dobësi të sistemit shëndetësor në trajtimin tyre. Disa kanë të bëjnë me mungesa të stafit mjekësor, të barnave dhe pajisjeve mjekësore apo me centralizim të shërbimeve. Këtyre dobësive ju shtua së fundi dhe një skemë abuzimi me pacientët e sëmurë me tumor, ku mendohet se janë përfshirë edhe disa mjekë të Spitalit Onkologjik në Tiranë. Zëri i Amerikës sjell një analizë të kësaj situate përmes gjetjeve të një auditi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pacientëve të prekur, familjarëve të tyre dhe mjekëve.

Read more ...


Shqipëria dhe memorandumet e deislamizimit të saj.

Nga historiani Behar Kaceli/
 
 
Që në vitin 1833, kur filloi misioni i shoqërive ungjillore dhe të krishtera në Perandorinë Osmane, Shqipëria ka qenë ndër vendet e synuara në deislamizimin e saj.
 
 
Shqipëria në aspektin gjeografik bënte pjesë në atë që ata e quanin "Gjeografia Biblike", që duhej të deislamizohej ndërsa në aspektin etnik, konsiderohej si një ndër etnitë e kristianizuar shumë herët dhe që sipas tyre duhej të kthehej në "identitet".Në fund të shek. 19 ky aktivitet u shtua akoma më shumë dhe krahas misioneve perëndimore që ushtronin aktivitetin e tyre në hapësirën shqiptare iu shtua edhe aktiviteti i kishës greke dhe atyre sllave ku tërhoqën shumicën e ortodoksëve shqiptarë nën umbrellën e tyre gjithashtu edhe deislamizimin me dhunë.

Mediat e huaja spekulojnë me shifrat e pelegrinve të vdekur gjatë ritualit të haxhit për ta portretizuar sa më keq evenimentin e përvitshëm islam

"Ka shkuar në më shumë se 1 mijë numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave përvëluese gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Mekë të Arabisë Saudite"- raportoi  Agjencia franceze e lajmeve, AFP, ky lajm u përcoll po ashtu nga shumë agjenci botërore lajmesh duke mos pasur asgjë të konfirmuar nga vet autoritetet Saudite. Qendra meteorologjike saudite raportoi se në fillim të kësaj jave, temperaturat shkuan në 51.8 gradë celsius në hije në xhaminë e madhe të Mekës. "Çdo vit atje shkojnë miliona pelegrinë, dhe shumë prej tyre përdorin kanale të parregullta pasi shpeshherë nuk mund të përballojnë lejet e kushtueshme zyrtare për të shkuar atje"- thuhet po ashtu në deklaratat e shumë agjencive perëndimore.

Read more ...


Görlach Global: Kina nuk dëshiron paqe në Ukrainë

Konferenca e paqes për Ukrainën e mbajtur në Zvicër nuk solli ndonjë përparim. Sigurisht, një komunikatë përfundimtare e nënshkruar nga rreth 80 nga më shumë se 90 shtetet pjesëmarrëse mund të konsiderohet një sukses i vogël. Por njerëzit në Ukrainë nuk do të krijojnë nga kjo shpresë se lufta do të përfundojë së shpejti.

 

Në takim nuk ishte ftuar agresori, Rusia. Kjo ishte një arsye më tepër që shpresat të mbështeteteshin te Pekini. I besuari kryesor i të fortit të Kremlinit, diktatori kinez Xi Jinping, mund të ndikonte te Vladimir Putini, kjo ishte shpresa. Por Pekini refuzoi të marrë pjesë, sepse Moska nuk ishte aty.

Read more ...

XS
SM
MD
LG