Lidhje


Partitë e ekstremit të djathtë shënojnë rritje në zgjedhjet për Parlamentin Evropian

Teksa kanë filluar të publikohen rezultatet paraprake nga zgjedhjet për Parlamentin Evropian (PE), vërehet qartë një zhvendosje djathtas, me partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë, aktualisht në vendin e dytë midis 705 ligjvënësve të zgjedhur nga votuesit në 27 vendet e BE-së, raporton Anadolu.

 

Shumica e vendeve evropiane, përfshirë Gjermaninë, Holandën, Austrinë, Greqinë dhe administratën greke qipriote, kanë publikuar rezultatet e tyre paraprake. Sipas këtyre rezultateve të marra në faqen e internetit të PE-së, Partia Popullore Evropiane, që përfaqëson "Kristian Demokratët" e Gjermanisë, fitoi 184 vende.

Read more ...


Pastori Akil Pano frymëzon doktorin e Spitalit Amerikan duke ofenduar familjen e profetit Ibrahim me surrogaci

Pas pastorit Akil Pano, një doktor i punësuar në spitalin gylenist amerikan, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu është shprehur me fjalët e pastorit ku quan surrogaci martesën profetit Ibrahim me Haxheren dhe pasardhës të surrogacisë profetin Ismail dhe rrjedhimisht pasardhësit e tij arabët dhe profetin Muhamed a.s.

 

Me fjalët e tij, doktori i cili quhej Elton Peçi është perpjekur ta justifikoj surrogacinë si dicka normale dhe ta ilustroj atë me një shembull-shpifje ndaj profetit Ibrahim. Mësohet se doktori Peçi ka aplikuar surrogacinë megjithëse kjo praktikë është e në kundërshtim me ligjin në Shqipëri. Ai e ka aplikuar surrogacinë disa herë me njerëz të pushtetit dhe të pasur në Shqipëri, njëri prej të cilëve një ish ministër i brendshëm i qeverisë Rama.

Read more ...


Përse jam me Palestinën?

Nga Rikardo Karam / Publicist, prezantues Televiziv

 

Unë kam qenë gjithmonë haptazi një avokat i të drejtave e njeriut dhe i kauzave të drejta dhe ndërsa shikoja videot e para të palestinezëve që protestonin për dëbimin e tyre në Sheikh Jarrah, e dija se duhej të bëja pjesën time. Të shkruaj për Palestinën, të përdor platformën time për të përforcuar zërat palestinezë. Ishte më e pakta që mund të bëja. E megjithatë, për habinë time, mbështetja ime ndaj kësaj kauze u prit me reagime. LinkedIn nuk është një platformë veçanërisht për debatet politike; megjithatë, tema është shumë politike, shumë urgjente, dhe ne duhet ta shtrojmë atë kudo dhe kurdo që kemi mundësi. Kam vendosur të shkruaj këtë artikull për të adresuar komentet që kam marrë. Mund të jetë pak e gjatë dhe e detajuar, por megjithatë thelbësore për të kuptuar mënyrën time të të menduarit dhe ndoshta për të hapur derën për një dialog konstruktiv dhe një angazhim të vërtetë.

Read more ...


Zgjedhjet Evropiane - Qëndrimet e Partive për zgjerimin

Zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është një ndër temat kryesore të diskutuara nga partitë gjermane në fushatën zgjedhore për Parlamentin Evropian 2024, por qëndrimet e tyre për këtë çështje partitë i kanë shkruar në programe. Ja një përmbledhje.

 

CDU/CSU: "Zgjerimi me kushte dhe gradual". CDU/CSU (Unioni Kristian-Demokrat dhe Unioni Kristian-Social), partia kryesore e opozitës, e mbështet zgjerimin e BE-së, por thekson se vendet kandidate duhet të përmbushin të gjitha kriteret e anëtarësimit.

Read more ...


DISKURSI NAZIST NË TEMPULLIN E DEMOKRACISË

Nga Bashkim Aliu

 

Me 28.05.2024, në parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u zhvillua seanca konstituive për përbërjen e njëmbëdhjetë të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e rregullta parlamentare që u zhvilluan më 8 maj. Me 76 vota pro dhe 6 kundër si kryetar i Parlamentit u zgjodh deputeti nga koalicioni VLEN, Afrim Gashi. Zgjedhja e një shqiptari në krye të organit ligjvënës, u kundërshtu ashpër nga partia nacionaliste “E Majta”. Nga foltoreja e parlamentit, i cili njihet si “tempull i demokracisë”, para zgjedhjes, kryetari i kësaj partie mbajti një fjalim me diskurs ksenofob, që nxori në pah urrejtjen patologjike ndaj shqiptarëve.
Sjelljet, veprimet dhe vokabullari skajshmërisht diskriminues i disa eksponentëve partiakë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e që në mënyrë më flagrante manifestohet përmes foltores së parlamentit të RMV-së dhe mediuemeve të tjera publike nga partia “Levica” (E Majta) dhe nga kryetari i saj Dimitar Apasiev, flasin për një urrejtje patologjike kundër avansimit të të drejtave të shqiptarëve autoktonë, që akoma vazhdon të kultivohet në mendjet dhe shpirtërat e disa palëve në këtë vend.

Read more ...

XS
SM
MD
LG