Përdorimi tepër i madh i mjeteve digjitale nga fëmijët
Sipas një studimi, shumica e nxënësve të klasës së parë janë online, që do të thotë se fëmijët vijnë në kontakt me internetin shumë heret. Fillimisht fëmijët përdorin një tablet, pastaj telefonin celular e më pas edhe mjete të tjera elektronike. Fëmijët në Gjermani shumë heret fillojnë me lojëra në telefonat e prindërve, e pastaj bëjnë edhe detyrat e shtëpisë në kompjuter. Mosha e fëmijëve që përdorin lojëra dhe internet po ulet gjithnjë e më shumë. Këtë e dëshmon edhe sondazhi i fundit i Shoqatës digjitale Bitkom.