Sëmundjet tumorale dhe dobësitë e sistemit shëndetësor shqiptar në trajtimin e tyre

Nga Mimoza Picari-Zëri i Amerikës
Në Shqipëri rreth 6 mijë raste të reja identifikohen çdo vit me sëmundje tumorale. E ndërsa numri i pacientëve me këto sëmundje është në rritje, një raport i KLSH nxjerr në pah mjaft dobësi të sistemit shëndetësor në trajtimin tyre. Disa kanë të bëjnë me mungesa të stafit mjekësor, të barnave dhe pajisjeve mjekësore apo me centralizim të shërbimeve. Këtyre dobësive ju shtua së fundi dhe një skemë abuzimi me pacientët e sëmurë me tumor, ku mendohet se janë përfshirë edhe disa mjekë të Spitalit Onkologjik në Tiranë. Zëri i Amerikës sjell një analizë të kësaj situate përmes gjetjeve të një auditi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pacientëve të prekur, familjarëve të tyre dhe mjekëve.