Lidhje


Përfaqësimi i myslimanëve në qeverinë e Indisë ulet, por shpresa akoma nuk është shuar

Në Indi këtë vit, zgjedhjet ishin një mënyrë vendimtare për të përcaktuar nëse qeveria e re do të ishte përfaqësuese e të gjithë qytetarëve të saj. Një vend me 1.4 miliardë banorë, India ka kaluar një proces kompleks zgjedhor gjatë dy muajve të fundit. Një furi mazhoritare mediatike (gabimisht) parashikoi itoren absolute te Partisë Bharatiya Janata (BJP). Partia dështoi në objektivin e saj ambicioz për të fituar mbi 400 vende, duke arritur vetëm 240 nga 573, duke mos arritur një shumicë për herë të parë në tre zgjedhje.

Read more ...


Vula e PD-së, ribashkim i së djathtës apo parti të reja?

Ky vendim i Gjykatës së Apelit në Shqipërzgjidhi ngërçin e krijuar prej rreth dy vitesh mes të djathtëve, për çështjen e vulës së partisë, por la pas pikëpyetje mbi fatin e mëtejshëm të tyre. Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit për Studime Politike në Tiranë, tha për Deutsche Wellen se vendimi i Apelit e bëri të qartë se kush është opozita dhe kush ka të drejtë ta përfaqësojë atë. Por sipas tij, kjo shtron përpara grupimit të "Rithemelimit" sfidën për t'u ndryshuar dhe për t'u reformuar, në mënyrë që të jenë gati të përballet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Read more ...


A mbaroi dashuria për muslimanët e iftarexhiut dhe umrexhiut protestant Erjon Veliaj ?!

Nga Floriar Arapi

 

Komuniteti Musliman lajmëroi se falja e namazit të Bajramit nuk do të kryhet atje ku kryhet zakonisht në sheshin sheshin Skënderbej por në bulevardin Dëshmoret e Kombit. 

 

Si arsye për mosfaljen e Bajramit në shesh, bashkia e Tiranës ka dhënë se sheshi është i zënë sepse bashkia u ka dhënë leje kioskave që shesin qofte për ata që ndjekin ndeshjet e futbollit të kampionatit evropian.

Read more ...


Ukraina: A ndihmojnë armët perëndimore kundër Rusisë?

Qeveria federale gjermane ka hezituar për një kohë të gjatë: A duhet të lejojë Ukrainën, e cila u sulmua nga Rusia, të përdorë armë gjermane kundër objektivave në Rusi? Shqetësimi i Berlinit ishte, se Kremlini mund ta shihte Gjermaninë si një palë ndërluftuese.

 

Por pasi SHBA i dhanë Ukrainës lejen për për përdorimin e armëve amerikane, kancelari Olaf Scholz u tërhoq nga shqetësimet e tij. Sigurimi i paqes sot do të thotë "që ne mbështesim Ukrainën", tha Scholz dhe miratoi përdorimin e armëve gjermane për goditjen e objektivave ruse në territorin e Rusisë. Është e drejtë që gjithmonë të konsultoheni nga afër me partnerët dhe aleatët përpara se të merrni "vendime të tilla me shtrirje të gjerë" dhe të peshoni të gjitha rreziqet.

Read more ...


Partitë e ekstremit të djathtë shënojnë rritje në zgjedhjet për Parlamentin Evropian

Teksa kanë filluar të publikohen rezultatet paraprake nga zgjedhjet për Parlamentin Evropian (PE), vërehet qartë një zhvendosje djathtas, me partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë, aktualisht në vendin e dytë midis 705 ligjvënësve të zgjedhur nga votuesit në 27 vendet e BE-së, raporton Anadolu.

 

Shumica e vendeve evropiane, përfshirë Gjermaninë, Holandën, Austrinë, Greqinë dhe administratën greke qipriote, kanë publikuar rezultatet e tyre paraprake. Sipas këtyre rezultateve të marra në faqen e internetit të PE-së, Partia Popullore Evropiane, që përfaqëson "Kristian Demokratët" e Gjermanisë, fitoi 184 vende.

Read more ...

XS
SM
MD
LG