Lidhje


Përgatitja e Kinës për luftë i bën jehonë taktikave Azerbajxhanase, por në një shkallë më të gjerë

Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës ka vite që po përgatitet për një pushtim të mundshëm të Tajvanit, një fakt i njohur në mbarë botën. Kina teston vazhdimisht teknologjitë e saj të reja, duke përfshirë mjetet ajrore pa pilot (UAV) në stërvitjet ushtarake rreth vendit ishullor.Globalisht, numri në rritje i UAV-ve dhe metodave të ndryshme të përdorimit të tij mund të japin disa të dhëna për të ardhmen e kësaj teknologjie. E krijuar nga SHBA dhe Kina, teknologjia e dronëve është përdorur në mënyrë aktive në luftëra dhe konflikte që nga vitet 1990. Përfshirja aktive e Izraelit në fillim të viteve 2000 dhe bashkëpunimi i tij teknologjik me SHBA-në forcoi përdorimin e UAV-ve dhe mjeteve ajrore luftarake pa pilot (UCAV) në Lindjen e Mesme.

Read more ...


Pamjet satelitore tregojnë se si Kina po zgjeron bazat e përgjimit në Kubë

Imazhet e reja me satelit të Kubës tregojnë shenja se në këtë vend po instalohen kapacitete të përmirësuara të zbulimit në katër baza ushtarake me lidhje të dyshuara me Kinën, duke i siguruar Pekinit një rrjet objektesh që mund të përdoren për të përgjuar Shtetet e Bashkuara.

 

Imazhet, të paraqitura në një raport të martën nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) me seli në Uashington, janë marrë në muajt mars dhe prill. Në to tregohen ndërtime të reja ose të fundit në tre vendndodhje pranë kryeqytetit, Havana, si dhe punime në një vend të paraportuar më parë, jo shumë larg bazës detare amerikane në Gjirin e Guantanamos.

Read more ...


29 000 aborte të rregjistruara në 5 vjet, si ndikojnë ekonominë shqiptare/ A duhen llogaritur edhe këto shifra si pjesë e "tkurrjes demografike"?

Ndonëse ka gjithnjë debat rreth aspektit moral apo ligjor të një aborti, një tjetër ndikim që duhet konsideruar është ai ekonomik. Aborti u bë i ligjshëm në Shqipëri në dhjetor të 1995 dhe sipas të dhënave të ISHP, vetëm në 5 vitet e fundit, në të gjithë vendin, ka pasur më shumë se 29 mijë të tilla.
Ekspertët pohojnë se zvogëlimi i numrit të fëmijëve përmes abortit ndikon në ekonomi në tkurrjen e konsumit të mallrave për to, si dhe në tkurrjen e popullatës dhe si pasojë, të fuqisë punëtore dhe numrit të taksapaguesve për një shtet. Por, ka edhe një anë tjetër medalje. Aborti, shpeshherë, shihet si zgjidhje ekonomike për familjet në vështirësi ekonomike, sidomos në rastin e grave të papuna dhe të pasiguruara.

Read more ...


𝐍𝐣ë ‘𝐈𝐬𝐦𝐚𝐢𝐥’ 𝐩ë𝐫 𝐫𝐢𝐤𝐨𝐧𝐤𝐮𝖎𝐬𝐭ë𝐧 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞

Nga dr.Justinian Topulli
 
 
Edhe pse titulli më sipër është një fjali paradoksale, ai e merr frymëzimin nga vepra e ndaluar e K. Myftarajt me titull “Një shenjtore për rikonkuistën shqiptare”, në të cilën ky autor islamofob, kontrovers i njohur, e tregon qartë që në titull synimin e tij. Në fakt, Myftaraj, edhe pse një pinjoll me origjinë myslimane, ishte më i drejtpërdrejti dhe më i sinqertë sesa shumica e elitës intelektuale kulturore dhe politike të këtij vendi, e cila ka punuar pa u ndalur për vite e vite, për të baltosur, nxirë dhe pështirosur për shqiptarët, çdo trashëgimi islame të këtij kombi, nën petkun e kamufluar të “orientit të keq e të prapambetur”, të “osmanëve pushtues”, të “zakoneve prapanike e anadollake” dhe gjithfarë terminologjie dhe figuracioni, që në thelb, pa më të voglin dyshim sulmonte sfondin e identitetit islam të shumicës së këtij kombi.

Read more ...


Katolikocentrizmi i sotëm vijues i traditës shekullore të bashkëpunimit me serbo-malazezët kundër muslimanëve

Shkruan: Abdi Baleta

 

Veprimtari të sotme katolikocentrike

 

Katolikocentrizmi i sotëm shqiptar si vijues i kësaj tradite shekullore të bashkëpunimit me serbo-malazezët ka trashëguar të gjitha këto karakteristika të saj: idenë e ‘armikut të përbashkët’ të shqiptarëve e serbëve, idenë e ‘kristianizmit’ si rrugë e bashkimit me serbët në luftë kundër shqiptarëve, ka marrë e ruan dhe ushtron antimyslimanizmin e kultivuar nga nacionalizmi serb, dëgjueshmërinë ndaj serbëve etj.

Read more ...

XS
SM
MD
LG