Anti-muslimanizmi i institucionalizuar në PD
Një tjetër Trump në politike/ Zbulohet si Barron ndihmoi babain të fitojë zgjedhjet
Barron Trump duket se është një nxënës i shkathët. Në Universitetin e Nju Jorkut, ku ai filloi së fundmi studimet në Stern School of Business, shokët e tij thonë se sa herë që ndonjëri prej tyre e pyet për pikëpamjet e tij politike, (ndoshta të rinj demokratë që kërkojnë një mundësi për të pasur një debat të zjarrtë) ai u thotë atyre shkurt se nuk mbështet asnjë parti.
Duke pasur parasysh që Barron studion në një shkollë që të mërkurën organizoi një nga protestat e para anti-Trump, mund të jetë përgjigja e mençur, por pothuajse me siguri nuk është ajo e sinqerta. Ditën e zgjedhjeve, nëna e tij Melania postoi një foto në internet që i kishte bërë 18-vjeçarit Barron në një qendër votimi, së bashku me mbishkrimin: “Votoi për herë të parë, për babin e tij”.
Veliaj vs Balluku/ Hiqen si rivalë, por zhvasin njësoj
Pavarësisht se për Erion Veliajn dhe Belinda Ballukun egziston një gojëdhënë që ka marrë dhenë publikisht, duke i paraqitur ata si rivalë deri në armiqësi, qëllon që të dy rilindasit të jenë më shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin sesa mendohet. Këtë na e kanë shpalosur më së mirë dy emisione investigative që me një përkim të çuditshëm, u shfaqën në të njëtën mbrëmje të së mërkurës në ora 21 00. I pari “Kronos” në MCN tregonte se si skema e “5D Konstruksion” nuk qe i vetmi skandal në Bashkinë kryeqytetit ku drejtorët e saj merrni para publike për ti kaluar ato në kompanitë e veta private.
Rivaliteti midis Kinës dhe SHBA-së : "L*uftë" tregtare në të gjitha frontet
"Po kalojmë një kohë të vështirë," u ankua presidenti francez Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në panairin e automjeteve në Paris, i cili filloi të hënën (14 tetor). "Tregu europian po tkurret dhe konkurrenca nga Kina është shumë e fortë”. Prandaj, në kohë si këto, është e nevojshme të mbrohemi, për të zbatuar rregulla të drejta. "Nëse prodhues të caktuar në Kinë marrin subvencione, është normale të vendosen tarifa doganore për të kompensuar. Përndryshe, nuk luhet me rregulla të drejta. Dhe ne e mbështesim këtë", tha kreu i shtetit.
Xhamia e Namazgjasë: Një Simbol i Bashkëjetesës Fetare dhe Diplomacisë Shqiptaro-Turke
Shkruan: Hamzi Ibraimi
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë gjithmonë janë karakterizuara nga një ndjenjë miqësie vëllazërie dhe mbi të gjitha Turkiye ka qenë një ndër partnerët më strategjik të Shqipëris.Por gjithashtu vitet e fundit kjo lidhje dhe ky bashkpunim është përforcuar edhe më shumë përmes vizitave të shpeshta zyrtare anasjtelltas dhe aritja e bashkëpunimeve të fundit në fusha të ndryshme. Vizitat e Zyrtarëve të Lartë dhe Bashkëpunimi në Fusha Strategjike Vizitat e rëndësishme nga zyrtarët e lartë nga të dyja vendet kanë dëshmuar një angazhim të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe kulturor. Ndërsa vizita e fundit e Ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, në Shqipëri para disa javësh, shënoi edhe një hap tejet të rëndësishëm në këtë drejtim.