“Pashallarët e kuq”, ilustrimi artistik i Kadaresë për krimet e komunizmit dhe Enver Hoxhës
Poema “Pashallaret e Kuq” ka qenë një poemë me të cilën shpesh Kadare mbështetej për të treguar disidencen dhe kundërshtimin e tij ndaj regjimit komunist për shkak se poema godiste byronë politike dhe krerët e pushtetit komunist. Kjo poemë, në fillim duke qenë e ndaluar dhe më vonë shpesh duke i munguar publikut (me shumë gjasa qëllimisht) dhe duke iu paraqitur publikut vetëm nga komentuesit pro Kadare dhe duke mos e paraqitur poemen, ka bërë që njerëzit pa e njohur realitetin e saj ose edhe pa e lexuar fare atë, të krijojnë idene se Kadaresë iu ndalua kjo poeme sepse ishte kundër regjimit.