Lidhje


A ishte Eurovision 2024, Eurovizioni më i politizuar i të gjitha kohërave?

Nga standardet e supozuara të dyfishta tek diskriminimi pozitiv, konkursi më i madh dhe, ndoshta më i famshëm, muzikor i Evropës u përball me maksimumin e kritikave gjatë evenimentit të këtij viti. Eurovision 2024 u mbyll javën e kaluar në Malmo, Suedi, mes një përzierjeje të trazuar protestash masive, bojkotesh dhe mesazhesh politike, pavarësisht motos së këtij viti: "Të bashkuar nga muzika". Çështja nëse Eurovizioni është një eveniment politik ka ngjallur prej kohësh një debat të nxehtë, por asnjëherë nuk është zgjidhur plotësisht. Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) me bazë në Gjenevë, i cili mbikëqyr Eurovizionin, ripohoi qëndrimin e tij si një "organizatë muzikore jo-politike".

Read more ...


Shikimi tinzar i një vrasësi buzagaz

Nga Alban Gorishti/ Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa ditësh në Fier, ku 23-vjeçari Azgan Mërnica vrau në mënyrë të pashpjegueshme me armë zjarri efektivin e forcave ‘Shqiponja’, Novruz Cenaliaj. Një vrasje që duhet thënë se tronditi mbarë opinionin publik jo vetëm për nga dinamikat por edhe për nga arsyet dhe banaliteti i çastit. Nga ajo që u pa nga kamerat e sigurisë pasi shkëmbyen pak fjalë 23-vjeçari doli me armë zjarri në dorë nga makina dhe sulmoi menjëherë policin duke e i shkaktuar atij vdekjen pa i dhënë mundësi të mbrohet. Vetëm disa sekonda e ndanë jetën nga vdekja, disa sekonda që nga momenti që nga kontakti viziv e deri tek ekzekutimi gjakftohtë. Po ta mendosh edhe materializimi i një veprim nga më të rëndomtët, si për shembull hedhja e një hapi, kërkon mendim disa herë më gjatë, ndërsa vrasja e një qenie të gjallë e të vlerësuar sikurse është njeriu, polici, i riu, u thjeshtua brenda kornizës së një akti kaq të pakuptimtë saqë as “akrepat e sekondave nuk  mundën dot ta përfshinin në numërim”.  

Read more ...


Konkurrenca e kompanive ajrore ul çmimet, Shqipëria me biletat më të lira në botë

Në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës ka pasur kaq shumë pasagjerë javët e fundit, saqë po punohet për zgjerimin e strukturave. Por gjithë ky fluks nuk është rastësi. Në pjesën e parë të vitit 2024, rezulton të jetë aeroporti me rritjen më të shpejtë të fluksit në Evropë, me mbi 200% krahasuar me vitin 2019, sipas Aci Europe. Bumi i turistëve bëri që të hapen disa linja ajrore. Por arsyeja kryesore qëndron në konkurrencën mes Ryanair dhe Wizz Air me tarifa aq të ulëta saqë e bëjnë Shqipërinë vendin me biletat më të lira ajrore në botë. Fluturimet drejt dhe nga Shqipëria janë në duart e dy kompanive evropiane ultra low cost: Wizz Air ka nisur fluiturimet që nga prilli 2017, Ryanair nga 31 tetori 2023. Dhe me kompanitë e tjera ajrore në vështirësi - duke filluar nga ato lokale, si Albawings - dhe easyJet, fluksi i tyre është i destinuar të rritet.

Read more ...


Përgjigja e ministrit osman, ndaj akuzës së Edi Ramës dhe lukunisë socialiste

Nga Floriar Arapi /Rama në takimin e tij me socialistet para disa ditësh e gjeti fajin tek perandoria osmane për korrupsionin e ministrave të tij. Sipas Ramës, vjedhjet e ministrave dhe kryebashkiakëve të vet janë pasojë e 5 shekujve sundim turk. 

 

Kjo gjetje e Rames vjen pasi për një kohë të gjatë që ai fajtorin e gjente tek Saliu dhe lukunia e tij. Tani që qeverisja e Saliut është harruar, prej kohës së gjatë në pushtet të Ramës, ai fillon të gjej fajtorin për korrupsionin dhe vjedhjet në qeverinë e tij tek kultura osmane, duke përdorur gjuhën standarte të islamofobeve në Shqipëri, ku sipas tyre “çdo e keqe na vjen pasi ishim të pushtuar nga turqit dhe u konvertuam në muslimanë”

Read more ...


Festivali Europian i Këngës 2024: Jo edhe aq apolitik

Unioni Europian i Radio-Televizionit (EBU), i cili organizon konkursin, ka përsëritur gjithmonë se festivali është vetëm një ngjarje kulturore pa vend për politikë. Rregullat e tij thonë qartë se deklaratat politike apo edhe sloganet nuk lejohen në konkurs.Ky rregull mund të jetë veçanërisht i vështirë për t'u zbatuar sivjet.Pas sulmeve terroriste të Hamasit në tetor 2023 dhe luftës së vazhdueshme Izrael-Hamas, Izraeli është kritikuar për efektet e fushatës së tij ushtarake ndaj popullsisë civile në Gaza.Izraeli ka marrë pjesë në Eurovizion plot 51 herë, kështu që nuk është hera e parë që konflikti i Lindjes së Mesme vihet në qendër të vëmendjes në këtë event.

Read more ...

XS
SM
MD
LG