Mediat e huaja spekulojnë me shifrat e pelegrinve të vdekur gjatë ritualit të haxhit për ta portretizuar sa më keq evenimentin e përvitshëm islam

"Ka shkuar në më shumë se 1 mijë numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave përvëluese gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Mekë të Arabisë Saudite"- raportoi Agjencia franceze e lajmeve, AFP, ky lajm u përcoll po ashtu nga shumë agjenci botërore lajmesh duke mos pasur asgjë të konfirmuar nga vet autoritetet Saudite. Qendra meteorologjike saudite raportoi se në fillim të kësaj jave, temperaturat shkuan në 51.8 gradë celsius në hije në xhaminë e madhe të Mekës. "Çdo vit atje shkojnë miliona pelegrinë, dhe shumë prej tyre përdorin kanale të parregullta pasi shpeshherë nuk mund të përballojnë lejet e kushtueshme zyrtare për të shkuar atje"- thuhet po ashtu në deklaratat e shumë agjencive perëndimore.