Lidhje


Organizata e serbëve osmanllinj: ose si e shfrytëzuan serbët Revolucionin Xhonturk kundër shqiptarëve

Nga Hasan Bello/Në fund të shek.XIX-të dhe në fillim të shek.XX-të në Perandorinë Osmane ndryshe nga shqiptarët kombësia serbe gëzonte disa të drejta specifike, siç ishte e drejta për tu arsimuar në gjuhën amtare dhe organizimi mbi bazën e komunave kishtaro-shkollore që financoheshin direkt nga Serbia.
Revolucionin xhonturk të vitit 1908 popullsia serbe e shfrytëzoi për zgjerimin e organizatave dhe rrjetit shkollor; për ngritjen e shtypshkronjave, botimin e revistave dhe gazetave, të cilat kishin si qëllim forcimin e hegjemonisë së tyre te shqiptarët, bullgarët, grekët dhe pakicat e tjera në pjesën europiane të Perandorisë Osmane.

Read more ...


Ç’do të ndodhë me xhaminë e Namazgjasë në Tiranë?

Nga Ayhan Demir/ Le të nisim nga këtu: Zgjedhjet për kryetar të zhvilluara në Komunitetit Musliman të Shqipërisë (KMSH), institucion ky i drejtuar nga organizata terroriste FETO, u mbajtën fundjavën e kaluar. E thënë më saktë, teatri zgjedhor u luajt me disa kandidatë simbolikë, si dhe me ithtarin e FETO-s, Bujar Spahiu, i cili është në detyrë që nga marsi 2019. Bujar Spahiu do të vazhdojë të veprojë në përputhje me skenarin e hartuar për të nga kryeter*oristi në Pensilvani edhe për 5 vite të tjera në vijim. Ashtu siç thuhet në fjalën e urtë, qiriri i gënjeshtarit digjet deri në mbrëmje. Kështu u zbulua edhe një herë maska e ‘akrobatëve të cirkut’ që prej vitesh i kanë bërë premtime të mëdha Turqisë.

Read more ...


Në përkrahje dhe në mbrojtje të kauzës së drejtë palestineze…!/ Gaza, dhe, fillimi i ‘epokës post-njerëzore’!!!

Nga Sali Shasivari/Në Gaza të Palestinës po ndodh 'apokalipsi'…!
 
Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajë barbarinë, tmerrin, terrorin, masakrat, krimin kundër njerëzimit, dhe gjenocidin kolektiv ndaj një popullate të tërë…!
Përreth mbi 25 mijë grave dhe fëmijëve të vrarë dhe masakruar vetëm përgjatë pesë muajve të gjenocidit të fundit izraelit në Gaza, gjenocid ky i cili po vazhdon me një ritëm të përshpejtuar…; tashmë kemi filluar të dëgjojmë për dhjetëra fëmijë, gra, dhe pleq të cilët vdesin për çdo ditë nga uria, si rezultat i bllokadës cioniste dhe indiferencës së faktorëve tjerë relevantë, si dhe i dhjetëra të rinjve dhe burrave të cilët ekzekutohen pabesisht duke pritur të pranojnë disa ndihma minimale ushqimore nga ndihmat e pakta humanitare që depërtojnë në Gaza…!

Read more ...


Pakësimi i popullsisë dhe emigracioni i lartë i trurit mund të krijojë tensione sociale

Kriza demografike, që ka përfshirë Rajonin e Ballkanit dhe veçanërisht Shqipërinë me tkurrjen e popullsisë dhe emigrimin e lartë të të rinjve, përveç ndikimit negativ në tregjet e punës dhe cilësisë së demokracisë, mund të bëhet shkak edhe për destabilitet të përgjithshëm, vë në dukje një analizë e fundit e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (KBR) në lidhje me çështjet e sigurisë në Rajon. Sipas Barometrit të Ballkanit më 2023, gjendja ekonomike dhe papunësia janë shqetësimet kryesore për qytetarët e Rajonit, me 47% dhe 32% e të anketuarve që i identifikojnë këto si problemet kryesore.

Read more ...


Bashkëpunimi sekret që nisi 10 vite më parë. Si CIA po e ndihmon Ukrainën të luftojë Rusinë

E vendosur në një pyll të dendur, baza ushtarake ukrainase duket e braktisur dhe e shkatërruar, qendra e saj komanduese një ashkël e djegur, viktimë e një breshëri raketash ruse në fillim të luftës. Por kjo është mbi tokë. Jo shumë larg, një vendkalim i fshehtë zbret në një bunker nëntokësor ku ekipet e ushtarëve ukrainas gjurmojnë satelitët spiunë rusë dhe përgjojnë bisedat midis komandantëve rusë. Në një ekran, një vijë e kuqe ndjek rrugën e një droni shpërthyes që kalonte përmes mbrojtjes ajrore ruse nga një pikë në Ukrainën qendrore në një objektiv në qytetin rus të Rostovit.

Read more ...

XS
SM
MD
LG