Disa analistë të vjetër dhe të respektuar e pritën me ironi, tallje dhe sarkazëm projektin grandioz planetar të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për krijimin e një “shteti sovran të urdhrit bektashi” në territorin e Shqipërisë. Nuk u kuptua se kemi të bëjmë me një projekt të paparë panbotëror dhe kryeministri, jo rastësisht, zgjodhi për të njoftuar botën për projektin zëdhënësen botërore prestigjozen amerikane “Njujork Tajms” në 21 shtator 2024 dhe tribunën më të lartë diplomatike të OKB-sënë 22 shtator 2024. Nuk begenisi t’ia thoshte më parë as opinionit publik shqiptar, as popullit shqiptar, as parlamentit shqiptar dhe as partisë së tij socialiste internacionaliste. Natyrisht nuk begenisi dhe e shkeli me dy këmbët Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, që e ndalon të shkëpusë territore të shtetit dhe të krijojë mikroshtete.
Çfarë ua ka zënë sytë ambasadave që shohin vetëm karriget e djegura
Sot ishte një ditë kur ambasada e SHBA dhe ajo BE do të kishin bërë mirë të heshtnin se sa të reagonin për hir të reagimit. Shqetësimi i tyre për ca karrige të djegura në Kuvend, në raport me hedhjen në erë të të gjithë investimit për të ashtuquajturën drejtësi e re, i bën të duken këto përfaqësi si personazhi proverbial që krihet ndërsa Stambolli digjet. Ato vazhdojnë të flasin për dialog konstruktiv në një demokraci, që nuk dihet pse e cilësojnë funksionale, për diskutime paqësore e të tjera klishe boshe, ndërkohë që Shqipëria sot është një regjim nën diktatin e një njeriu të vetëm dhe shteti i vetëm në Europë me të burgosur qartësisht politikë.