Unazat e Saturnit po shuhen më shpejt seç pritej dhe po humbasin 10,000 kg material unazor në sekondë

Nëse do t'ju duhej të dallonit Saturnin nga një formacion tjetër kozmik, ndoshta do ta njihnit atë nga vetëm unazat e tij të veçanta. Ato janë unazat më të mëdha dhe më të shndritshme në sistemin tonë diellor. Shtrihen mbi 280,000 kilometra larg nga planeti dhe janë mjaftojnë sa për të akomoduar gjashtë Toka njëra pas tjetrës. Saturni, megjithatë, nuk do të shfaqet gjithmonë kështu. Sepse unazat po zhduken.
Saturni po humbet unazat e tij! Dhe shpejt. Shumë më shpejt, madje, nga sa kishin parashikuar ekspertët më parë. Saturnit tani i ikën 10,000 kg material unazor çdo sekondë. Aq sa për të mbushur një pishinë me madhësi olimpike në gjysmë ore.
Unazat e Saturnit janë tretur dhe rezultati është ky. Unazat e Saturnit janë të përbëra kryesisht nga akulli dhe shkëmbinj. Të cilat bombardohen vazhdimisht: disa nga rrezet UV të Diellit, të tjerat nga meteoroidet e vegjël.