Lidhje


“U zhgënjeva nga Shqipëria, s’ju tregoja në Kosovë”/Hoxhaj rrëfen për vizitën e parë në Shqipëri

Politikani kosovar Enver Hoxhaj, ka dhënë një intervistë ndryshe për emisionin “Interview” në Euronews Albania. Ai theksoi se vizita e tij e parë në Shqipëri ka qenë një nga zhgënjimet më të mëdha që ka përjetuar ndonjëherë. 

 

Sipas tij Shqipëria nuk ishte e njëjtë me atë që kishte dëgjuar apo kishte parë në ekranet tona televizive për vendin tonë.

Read more ...


Mungesa e fuqisë punëtore, eksperti: Të punësohen pjesëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian

Në një periudhë kur tregu i punës në Shqipëri po lëngon për fuqi punëtore duke shtrirë duart edhe nga vendet e treta, ekspertët sugjerojnë mbushjen e këtij hendeku me pjesëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian.

 

Lënia pas dore e këtyre pakicave në vend duke mos u parë si një potencial për tregun e punës, vërehet edhe në dokumentin e strategjisë së mbrojtjes sociale 2024-2030. Në të cilin pranohet papunësia e lartë për këto kategori.

Read more ...


Kanceri vrasësi i "heshtur"/Mjeku Alimehmeti zbulon shifrat e frikshme: 9 vdekje nga kanceri çdo ditë në Shqiperi

Mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, u shpreh se në vendin tonë 9 persona humbin jetën nga kanceri.

 

Sipas tij, statistikat mund të jenë më të mëdha, pasi ka persona që nuk janë paraqitur në ambientet e spitalit.“Në Shqipëri sipas të dhënave kemi 9 humbje jete në ditë nga kanceri. Nuk është diçka as e rrallë e as e çuditshme. Mund të ketë dhe të tjerë që nuk janë paraqitur në ambientet e spitalit”-tha ai.

Read more ...


Trump thotë se imazhi publik i Izraelit është 'nën rrënojat' e luftës në Gaza

Ish-presidenti i SHBA Donald Trump këshillon Izraelin që t'i japë fund luftës në Gazën e rrethuar me shpejtësi, duke thënë se mbështetja globale po pakësohet dhe "ne duhet të arrijmë në paqe".

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë se do të ishte përgjigjur në të njëjtën mënyrë si Izraeli pas sulmit të 7 tetorit i marrë përsipër nga grupi i rezistencës Hamas, por i kërkoi vendit që të "mbarojë" luftën e tij brutale në Gazën e rrethuar dhe "ti japë fund sa më shpejt", duke paralajmëruar. Mbështetja ndërkombëtare po zbehet pasi imazhi publik i vendit është "duke u rrënuar".

Read more ...


Deputeti ukrainas porosi për Kosovën: Armatosuni, askush nuk ju mbron

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, ka porositur shtetin e Kosovës që të armatosen sa më shumë. Kjo, pasi që sipas tij askush nuk e mbron Kosovën në rast nevoje.

Gonacherko tha se këtë qëndrim e ka nga përvoja e Ukrainës. Deputeti ukrainas tha se Rusia ka pasur gisht në sulmin e Banjskës shtatorin e kaluar në Kosovë.  Gonacherko beson se Ukraina pas luftës do ta njohë pavarësinë e Kosovës. 

Read more ...

XS
SM
MD
LG