Lidhje


"True colours" - Seriali i TRT-së trajton histori të patreguara të atyre që janë prekur nga përhapja e ideologjisë gjinore dhe lobi LGBT

Një serial ekskluziv i TRT World, "Ngjyrat e vërteta"-"true colours", eksploron histori të patreguara të atyre që janë prekur nga përhapja e ideologjisë gjinore dhe lobi LGBT. A duhet të lejohen fëmijët të shndërrohen në një gjini tjetër? Një nënë britanike rrëfen sesi djali i saj autik – i cili po luftonte me pubertetin – u indoktrinua në internet nga pedofilët dhe më vonë u shty për të ndryshuar gjininë nga autoritetet arsimore dhe shëndetësore kur ai ishte vetëm 14 vjeç.

Read more ...


Shifra frikësuese/Rreth 6500 raste të reja me kancer çdo vit

Gjatë një viti në vendin tonë diagnostikohen rreth 6500 pacientë me kancer. Sëmudjet tumorale janë një ndër vrasësit kryesor të shqiptarëve, sipas të dhënave të INSTAT vdekjet nga “Tumoret” zënë rreth 16 % të totalit të vdekjeve."Nga pikëpamja e përqindjes në totalin e vdekjeve kanceret ende zënë një proporcion të vogël në Shqipëri, krahasur me vendet e industrializura në Perëndim ku kanceri zë mbi 20%, 21-25% të totalit të vdekjeve.

Read more ...


"Flasim me tru jo me organet seksuale" - aktivistja orienton debatin e shumëpërfolur aktualisht

“Flasim me tru, jo me organet seksuale!” Aktivistja: Asnjë 15-vjeçar nuk e ka shijuar aktin. Një prej argumenteve që ka qarkulluar në panele të ndryshme apo në rrjete sociale lidhur me rastet e të miturave që janë lidhur apo martuar me persona me diferencë të madhe moshe, ka qenë “pëlqim i të dyja palëve”. Teksa moderatorja e “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Katerina Trungu e përmend si pikë gjatë programit, Suela Koçibellinj e cilëson një çrregullim të madh.

Read more ...


Ana e errët e Gylenit. Gyleni dhe xhemati i tij, ashtu sic nuk e keni dëgjuar më parë

Intervistë me njërin nga ish njerëzit më të afërt të Fetullah Gylenit, Latif Erdogan, dhënë për emisionin “Pa Kufij” të kanalit televiziv Al-Jezirah në gusht të 2016.

 

Intervista u zhvillua nga gazetari i AjJazeerah, Ahmed Mensur.

 

Pjesa e dytë e intervistës:

 

Ahmed Mensur: z. Latif mirë se erdhe. Në vitin 1994 filloi një periudhë e rëndësishme për xhematin
e Gylenit, që është themelimi i fondacionit të gazetarëve dhe shkrimtarëve, të cilin e themelove ti, dhe
ishe kryetar i saj për tre vjet. Çfarë qëllimi kishte ky fondacion?

 

Latif Erdogan: Së pari, unë isha ai që e themelova këtë fondacion, por edhe idenë e kisha po vetë.
Ideja ishte t’i jepnim fund gjendjes së fshehtësisë në të cilën jetonte xhemati dhe t’i paraqiteshim
njerëzve dhe të ofronim shërbime, të cilat ne i kishim ofruar deri në atë kohë, pra deri në 1994.
Veprimtaria që ne kishim ishte në fushën e arsimit, hapnim shkolla dhe universitete. Dhe nga kjo ide
e ngritëm fondacionin, por Gyleni në fillim e refuzoi këtë organizim, pastaj u bind me vështirësi. Gjatë
tre viteve të veprimtarisë u bind se fondacioni ishte i dobishëm për të përçuar mesazhet tona në të
gjitha shtresat e shoqërisë. Fondacioni e bëri të dashur Islamin për njerëzit. Siç e dini gjendja në Turqi
ka qenë e tillë që kur i flisje dikujt për Islamin të shikonte me dyshim dhe me frikë. Ne shkuam tek ata
njerëz dhe i takuam një për një dhe u shpjeguam çështjen tonë dhe krijuam mes nesh marrëdhënie të
afërta.

 

Read more ...

XS
SM
MD
LG