7 mars 1887/Historiani: Sulltanin e bindi Sami Frashëri për të hapur shkollën e parë shqipe

7 Marsi është një ditë e veçantë për arsimin shqiptar, pasi simbolizon hapjen e shkollës së parë shqipe më 1887 në Korçë. Kjo ngjarje shënoi një kthesë të rëndësishme në historinë e kombit, duke i hapur rrugën përhapjes së gjuhës shqipe dhe forcimit të identitetit kombëtar.
Në emisionin "Mirëmëngjes Shqipëri" në RTSH 1, historiani Melsi Labi tregoi për historikun dhe rëndësinë e kësaj date. "Ka një përmbledhje faktesh që vijnë që nga Lidhja e Prizrenit, me rilindësit dhe patriotët shqiptarë, rreth 41 bejlerë të kohës. Midis tyre, një nga më kryesorët ishte Abdyl Frashëri, i cili ishte edhe zyrtar i lartë në administratën e Perandorisë Osmane. Pas kërkesës së tij, sulltani miratoi mëvetësinë e katër vilajeteve të kohës nën suazën apo mbrojtjen e Perandorisë Osmane. Kjo i dha shtysë të gjithë rilindësve, ndër më kryesorët edhe gjeniut të letrave turke dhe shqiptare, Sami Frashëri, apo Shemsedin Sami, siç e njohin turqit.