Lidhje


Kërcënimi i Netanyahut: Do të aneksojmë pjesë të Bregut Perëndimor

E vërteta dramatike është se në Gaza vazhdohet të vdesin. Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë qenë të paktën 66 viktima të sulmeve ajrore të IDF në të gjithë Rripin. Mes tyre të paktën dy fëmijë të vrarë me nënën e tyre dhe 13 persona në radhë në pritje të ndihmave, të cilëve u shtohen të paktën 7 gazanë të goditur nga uria dhe kequshqyerja.

 

Tragjedisë së përditshme në terren i shtohet një element i ri politik shkatërrues: qeveria izraelite është gati të marrë kontrollin administrativ të disa pjesëve të Bregut Perëndimor, kryesisht atyre ku është më i lartë përqendrimi i kolonëve, duke fshirë edhe thjesht hipotezën e një shteti palestinez. Një goditje që vjen pas miratimit të ndërtimit të kolonisë së re E1 që do të ndajë në dysh Bregun Perëndimor.

Read more ...


Qindra punonjës të Zërit të Amerikës do të humbasin punën

Më shumë se 500 punonjës në agjencinë që menaxhon Zërin e Amerikës dhe transmetues të tjerë ndërkombëtarë të financuar nga qeveria amerikane do të humbasin vendet e punës, njoftoi një zyrtar i administratës Trump.

 

Kari Lake, drejtoreshë ekzekutive në detyrë e Agjencisë Amerikane për Median Globale (USAGM), njoftoi shkurtime të mëtejshme të vendeve të punës në VOA në platformën e mediave sociale X.

Read more ...


I.zraeli harton plan për ta arrestuar Greta Thunberg dhe për ta futur në një qeli për t.erroristë

Ministrat izraelitë po hartojnë plane për të ndaluar Greta Thunberg në "kushte të nivelit terrorist" pasi aktivistja suedeze u largua nga Spanja të dielën në flotën më të madhe deri më tani të drejtuar për në Gaza.

 

Zonja Thunberg është bashkuar nga Liam Cunningham, aktori i Game of Thrones, dhe Ada Colau, ish-kryetarja e bashkisë së Barcelonës, ndër të tjera, në atë që ata e quajnë "misioni më i madh i solidaritetit" në histori.

Read more ...


“Washington Post” zbulon planin amerikan për Gazën: 5 mijë $ për këdo që largohet

Sipas një raporti ekskluziv të siguruar nga gazeta amerikane “Washington Post”, një plan për pas-luftën në Gaza ka qarkulluar brenda administratës Trump. I modeluar sipas premtimit të presidentit amerikan për të “marrë kontrollin” e enklavës, ai do ta transformonte atë në një kujdestari të administruar nga SHBA-ja për të paktën 10 vjet, ndërsa transformohet në një destinacion turistik të shndritshëm dhe një qendër prodhimi dhe teknologjie të lartë.

 

Plani 38-faqësh i parë nga “Washington Post” parashikon të paktën një zhvendosje të përkohshme të të gjithë më shumë se 2 milionë banorëve të Gazës, qoftë përmes largimeve “vullnetare” në një vend tjetër ose në zona të caktuara dhe të mbrojtura brenda enklavës gjatë rindërtimit.

Read more ...


Shifrat e INSTAT, lejet e ndërtimit bien në pikiatë pas arrestimit të Veliajt

Aktiviteti i sektorit të ndërtimit, i matur nga sasia e metrave katrorë të autorizuar në lejet e reja të dhëna nga bashkitë, pësoi një rënie dramatike në tremujorin e dytë të këtij viti, kohë që përkon me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, qytetit ku sektori i ndërtimit ka pjesën dërrmuese të aktivitetit.

 

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave bëjnë të ditur se bashkitë në të gjithë vendin dhanë leje ndërtimi për 278 mijë metra katrorë për periudhën prill-qershor, me rënie 67% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Kjo është edhe shifra më e ulët e shënuar që nga periudha e bllokimit të lejeve të ndërtimit në vitet 2015-2018 nga qeveria “Rama”. Rënia është më e theksuar, në masën 83%, në kategorinë e ndërtimeve rezidenciale.

Read more ...

XS
SM
MD
LG