Lidhje


Kreu i NATO-s, Rutte: Të gjithë aleatët i kanë pranuar objektivat e reja të mbrojtjes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha se të gjithë aleatët, përfshirë Spanjën, e kanë pranuar deklaratën përfundimtare dhe objektivat e reja të kapacitetit. Rutte në një konferencë për media përpara Samitit dy-ditor të NATO-s i cili fillon nesër në Hagë të Holandës tha: "Po takohemi në një moment historik kur përballemi me sfida të rëndësishme dhe në rritje për sigurinë tonë".

 

"Ndërsa bota bëhet më e rrezikshme, udhëheqësit aleatë do të marrin vendime të guximshme për të forcuar mbrojtjen tonë kolektive dhe për ta bërë NATO-n një aleancë më të fortë, më të drejtë dhe më vdekjeprurëse. Këtë javë, aleatët do të miratojnë një plan të ri të madh investimesh në mbrojtje që e ngre standardin për investimet në mbrojtje në 5 për qind të produktit të brendshëm bruto (PBB)", tha ai.

Read more ...


Trump: Të gjithë mbani çmimet e naftës të ulëta, unë po ju shikoj

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim ndaj vendeve prodhuese të naftës për të mbajtur çmimet e hidrokarbureve të pandryshuara. Përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump, shkruan se po i vëzhgon veprimet e të gjithë prodhuesve të naftës në Lindjen e Mesme dhe apelon që të mos rritet çmimi. “Të gjithë, mbajini çmimet e naftës ulët. Po ju vëzhgoj! Po luani në duart e armikut. Mos e bëni!” – shkroi Trump në mëngjesin e së hënës.

Deklarata e tij vjen pas bombardimeve amerikane ndaj centraleve bërthamore të Iranit dhe kërcënimit nga Teherani për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, një kanal kyç i transportit tregtar përmes të cilit kalon një pjesë e madhe e furnizimit botëror me naftë.

Read more ...


Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, arteria ku kalon 20% e naftës botërore

Pas bombardimit amerikan të tre centraleve bërthamore në Iran, parlamenti në Teheran votoi për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, nëpër të cilën kalon rreth 20 për qind e naftës botërore.

 
 
Ngushtica e Hormuzit është një kalim i ngushtë midis Iranit dhe Omanit dhe është një arterie kritike për ekonominë globale. Kjo ngushticë lidh Gjirin Persik me Detin Arabik dhe Oqeanin Indian, duke lejuar transportimin e naftës nga portet në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajtin dhe Irakun në tregjet botërore.

Read more ...


Skandali në Onkologjik/ Gazetari Osman Stafa kallëzim në SPAK: Nuk punon pajisja jetike për pacientët me kancer

Spitali Onkologjik vijon të lejë pa shërbim pacientët e sëmurë me kancer në Shqipëri. Gazetari Osman Stafa ka bërë një kallëzim në SPAK ndaj drejtuesve të QSUT, ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu dhe zv/ministrat përgjegjës për mosfunksionimin e pajisjes për “brakiterapi” e cila është jetike për çdo grua që po lufton me kancerin gjinekologjik. Stafa në kallëzimin e tij bën me dije se prej datës 6 qershor pajisja mjekësore për brakiterapi është jashtë funksionit për shkak se është lënë pa mirëmbajtje.

Read more ...


Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike: Raporti i agjencisë që akuzon Iranin për aktivitet të fshehtë dhe të paligjshëm b.ërthamor nuk është arsyeja e luftës së shpallur nga I.zraeli

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tha se raporti i agjencisë që akuzon Iranin për aktivitet të fshehtë dhe të paligjshëm bërthamor nuk është arsyeja e luftës së Izraelit kundër tyre , pasi Teherani sinjalizoi se do të ndërmerrte veprime ligjore kundër tij.

 

"Një raport mbi verifikimin bërthamor në Iran vështirë se mund të jetë bazë për ndonjë veprim ushtarak. Veprimi ushtarak, nga kushdo që të vijë, është një vendim politik që nuk ka të bëjë fare me atë që po themi", tha Grossi për CNN.

Read more ...

XS
SM
MD
LG