Hasani flet greqisht në Athinë/ “Kathimerini”: Ka nënën nga Himara
Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se çështjet e minoritetit grek në Shqipëri (mbrojtja e të cilit u tha se ishte “një përparësi e madhe për Greqinë”), të komunitetit shqiptar në Greqi, si dhe çështjet e sigurisë, ekonomisë, tregtisë, investimeve dhe ndërlidhjes u diskutuan sot në takimin e Ministrit të Jashtëm, Giorgos Gerapetritis me Ministrin e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.
Sipas gazetës Gerapetritis theksoi se jetojmë në një moment të dhimbshëm gjeopolitik global, në të cilin luftërat kanë tronditur arkitekturën e sigurisë, tha se Greqia bashkëpunon me Shqipërinë në kuadër të NATO-s dhe OKB-së dhe mbështet anëtarësimin e vendit fqinj në Bashkimin Evropian, si dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.