Siri, në tunelet nën shtëpinë verore të Maher Asadit gjenden dhoma me dyer të blinduara

Në tunelet në të cilat ndodhen kasafortat e parave nën shtëpinë verore të Maher Asadit, vëllait të liderit të rrëzuar Bashar Asadit në Damask të Sirisë u zbuluan dhoma me dyer të blinduara që nuk mund të hapen.
Ekipi i AA-së fotografoi shtëpinë verore të Maher Asadit, komandantit të Divizionit të 4-të të Blinduar, njësia më elitare e ushtrisë së regjimit të rrëzuar në Siri. E ndërtuar në një kodër të lartë me pamje nga kryeqyteti pranë autostradës Damask-Bejrut, rezidenca përbëhet nga tre kate. E rrethuar me mure të larta, ndërtesa ka një pistë për helikopter në oborrin e saj të madh.