Berisha vazhdon “bamirësitë”! Pas PL-së së Metës, pritet t’i japë hua deputetë edhe republikanëve
Para se legjislatura e re te trokasë Sali Berisha duhet të zgjidhë ekuacionin me aleatët historik të cilëve iu siguroi një ulëse të sigurtë në Kuvend, por që presin që kryedemokrati t’i ndihmojë edhe më krijimin e një grupi kuvendor.
Pak ditë pasi në Top Channel numri dy i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi konfirmoi krijimin e grupit parlamentar te Metës, kryerepublikani Fatmir Mediu deklaron se janë në bisedime me Partinë Demokratike për të krijuar edhe grupe te tjera opozitare. Jo vetëm Ilir Meta, edhe aleatët historik të Partisë Demokratike presin që Sali Berisha t’u bëjë nderin e fundit.