Facebook dhe Insta ndryshojnë politikat: Do lejojmë që personat LGBTQ të quhen të sëmurë mendorë

META, kompania gjigante e teknologjisë që zotëron Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Threads, ka bërë ndryshime të rëndësishme në politikën e saj për sjelljet, duke hequr disa kufizime.
Sipas ndryshimeve, përdoruesit tashmë do të lejohen të quajnë anëtarët e komunitetit LGBTQ+ "të sëmurë mendorë".Në një video të publikuar nga CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg, u deklarua se kompania po heq kufizimet që janë "jashtë realitetit të diskursit popullor". Ai shtoi se deklaratat për çrregullim mendor bazuar në orientimin seksual apo identitetin gjinor do të lejohen.