Biden: I mbështes protestat paqësore kundër luftës në Gazë, zëri juaj do dëgjohet
Presidenti Joe Biden tha në një fjalim në ceremoninë e diplomimit në Kolegjin Morehouse se i dëgjonte zërat e atyre që protestonin kundër luftës Izrael-Hamas dhe se pamjet nga konlikti në Gazë janë dëshpëruese.
Taravari zbulon postet që do kenë shqiptarët në qeverinë e re të RMV
Në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët do të udhëheqin me 6 ministri dhe me kryetarin e Kuvendit, bëri të ditur për Radio Televizionin e Kosovës, Arben Taravari nga koalicioni VLEN.
“Besoj që njërën prej tre funksioneve kryesore të shtetit, respektivisht kryetari i parlamentit do të vazhdoj të jetë shqiptar dhe numër i konsiderueshëm i ministrave, posaçërisht aty ku kemi ekspert ne si parti të VLEN-it do t’i vendosim. Besoj se përfaqësimi aty do jetë i dinjitoz, me njerëz profesionist”, tha ai.
Pamje apokaliptike/Përsëri pluhuri afrikan “pushton” Athinën dhe Kretën në Greqi
Temperaturat e larta do të mbizotërojnë, por jo vapë e nxehtë – Autoritetet në Athinë dhe Kretë janë në gatishmëriAutoritetet janë në alarm “të kuq” për shtatë ditët e ardhshme, pasi sipas parashikimeve të ekspertëve pritet të ketë një përqendrim të madh të pluhurit afrikan në atmosferë.
Nëse parashikimet vërtetohen, përqendrimi i pluhurit afrikan në atmosferë do të jetë veçanërisht i lartë dhe spitalet dhe autoritetet kompetente do të duhet të mobilizohen menjëherë, për grupet vulnerabël dhe qytetarët me probleme të frymëmarrjes.
Studentët pro Gazës kundërshtojnë investimin prej 32 miliardë dollarësh të UC-së në armë dhe firma të tjera
Protestat e udhëhequra nga studentët po kërkojnë që universiteti elitar të largohet nga prodhuesit e armëve, firmat e investimeve Blackstone dhe BlackRock dhe 24 kompani në të gjithë industritë e argëtimit, teknologjisë dhe pijeve që kanë lidhje me Izraelin.
Investimet tek prodhuesit e armëve dhe një gamë të gjerë kompanish të tjera nga Universiteti i Kalifornisë, janë kundërshtuar nga studentët që protestojnë kundër luftës së Izraelit në Gaza, shkojnë tek 32 miliardë dollarë - ose gati një të pestën - të aseteve të përgjithshme të sistemit, ka thënë shefi i investimeve të sistemit.
“Arnat” e radhës për Tiranë-Durrës në nisje të sezonit turistik, fillon rehabilitimi
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se do të nisë rehabilitimi i shtresave asfaltike në aksin rrugor Tiranë-Durrës. Rruga që ka dëmtime të shumta dhe që jo pak herë është bërë objekt ankese edhe në vitet e shkuara duket se edhe për këtë vit do t’u nënshtrohet arnave të reja në fillim të sezonit turistik veror.
“Në kuadër të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes, ditën e sotme do të fillojë rehabilitimi i shtresave asfaltike të aksit rrugor Tiranë–Durrës. Procesi i punës do të fillojë nga Sukthi në drejtim të Tiranës. Do të punohet me njërën korsi, përkohësisht të bllokuar për një gjatësi prej 500 m, sipas skemave të miratuara të menaxhimit të trafikut në bashkëpunim me Policinë Rrugore.