Shqipëri: Rreth 60 për qind e patundshmërive janë blerë me kredi
Rreth 60 për qind e totalit të pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej agjentëve në 6-mujorin e dytë të vitit 2023 në Shqipëri janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 60 për qind të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60 për qind të vlerës.
Banka e Shqipërisë publikoi dje Vrojtimin mbi Stabilitetin Financiar për Pasuritë e Paluajtshme, sipas të cilit, numri total i pronave të shitura ishte 1.169 dhe ky numër ishte pothuajse i njëjtë me atë të gjashtëmujorit të parë të vitit. Numri mesatar i pronave të shitura për subjekt mbeti i pandryshuar, në 7.
Mjek me motor për urgjencat, Brataj: Shkurton kohën e mbërritjes tek pacienti
4 motor urgjence janë bërë pjesë e flotës së Shërbimit të Urgjencës Kombëtare. Në një intervistë për Euronews Albania, drejtori i kësaj Urgjence, Skënder Brataj, bën me dije se këto mjete do të ndihmojnë në shkurtimin e kohës së mbërritjes tek pacienti, veçanërisht në rastet kur kodi është i kuq.
"Irani kërkoi ndihmë nga SHBA-ja pas aksidentit të helikopterit"
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller tha se Irani kërkoi ndihmë nga SHBA-ja pas aksidentit të helikopterit i cili transportonte presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi dhe delegacionin që e shoqëronte, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë për gazetarët, Miller theksoi se pas aksidentit të helikopterit në të cilin ndodhej Raisi dhe delegacioni, përfshirë edhe ministrin e Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian, administrata e Teheranit kërkoi ndihmë nga SHBA-ja, por që nuk mund të japë detaje rreth brendësisë së ndihmës.
Ministri izraelit i Mbrojtjes thotë se vendi është i përkushtuar në zgjerimin e ofensivës në Rafah
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, i tha këshilltarit të sigurisë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, se Izraeli planifikon të zgjerojë ofensivën e tij tokësore në Rafah në pjesën jugore të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
"Zgjerimi i operacionit atje është një komponent i përpjekjeve të Izraelit për të çmontuar Hamasin dhe për të rikthyer pengjet", tha Gallant gjatë një takimi me Sullivan në Tel Aviv, siç citohet nga gazeta "The Times of Israel".
Rritja e ekstremizmit dhe mosbesimit ndaj autoriteteve shton dhunën politike në BE
Dhuna politike është në rritje në Evropë. Sulmi i së mërkurës ndaj kryeministrit sllovak shënoi një pikë kthese që nuk shihej prej vitesh.
Prej shumë kohësh, vendet anëtare kanë parë rritjen e akteve të dhunës dhe të shkallës së agresivitetit të tyre. Klima e përgjithshme politike, me rritjen e ekstremistëve nga të dyja krahët, të djathtë e të majtë, si dhe afrimi i zgjedhjeve evropiane shpjegojnë pjesërisht këto episode, por rrënjët e së keqes janë më të thella.