Lidhje


Jep dorëheqjen kryeministri Trudeau, Trump: Shumë kanadezë duan të jenë shteti i 51-të i SHBA!

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka njoftuar dorëheqjen nga posti i tij pas nëntë vitesh si lider i vendit, duke deklaruar se nuk mund të jetë më zgjedhja më e mirë për zgjedhjet e ardhshme.



Trudeau, 53 vjeç, në një konferencë për shtyp në Ottawa, tha: "Unë dua më të mirën për Kanadanë dhe është bërë e qartë se beteja ime e brendshme politike nuk më lejon të jem alternativa më e mirë për zgjedhjet e ardhshme. Parlamenti ka qenë i paralizuar prej muajsh, dhe ky është momenti i duhur për t’u tërhequr."

Read more ...


Ministri i.zraelit, Smotrich: Qytetet në Bregun Perëndimor të shndërrohen në g.ërmadha, si Jabalia në Gaza

Ministri izraelit i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalal Smotrich kërkoi që disa qytete të Bregut Perëndimor të pushtuar të shndërrohen në gërmadha, ashtu si rajoni Jabalia në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

 

Smotrich i cili njihet me pikëpamjet e tij anti-palestineze ka bërë një deklaratë me shkrim nga llogaria e tij në median sociale në lidhje me sulmin e armatosur në qytezën Finduk në veri të Bregut Perëndimor, ku humbën jetën 3 izraelitë.

Read more ...


Shefi i diplomacisë siriane: Arabia Saudite do të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë

Arabia Saudite, sipas burimeve zyrtare, ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për popullin sirian dhe administratën e sapoformuar në Siri, duke afirmuar gatishmërinë e saj për të kontribuar në rimëkëmbjen e vendit dhe për të mbështetur unitetin dhe integritetin e tij territorial, transmeton Anadolu.

 

Sipas agjencisë siriane të lajmeve SANA, ministri sirian i Punëve të Jashtme, Asaad al-Shaibani, "përcolli vizionin kombëtar për të formuar një qeveri siriane të bazuar në përfshirjen dhe kompetencën, duke përfaqësuar të gjithë komponentët sirianë".

Read more ...


Media skoceze: Shqiptarët shtëpi b.ari edhe në Skoci! Vj.edhin energji elektrike, d.ëmi miliona paund

Grupet kriminale shqiptare pas Anglisë dhe Uellsit e kanë shtrirë shumë shpejt biznesin kriminal të rritjes së kanabisit edhe në SkociGrupet kriminale shqiptare pas Anglisë dhe Uellsit e kanë shtrirë shumë shpejt biznesin kriminal të rritjes së kanabisit edhe në Skoci. Kështu shkruan gazeta skoceze Daily Record në një artikull të botuar ditën e sotme.Kompanive skoceze të shpërndarjes së energjisë elektrike i është kërkuar të bashkëpunojnë me policinë në luftën me shtëpitë e barit, nga ku vidhet korrenti për të përdorur llampa të fuqishme për rritjen e kanabisit, thuhet në artikull.

Read more ...


S.kandali: Zbulohet grupi me 70 mijë burra në Telegram, p.ërdhunime dhe inkurajime të dh.unës s.eksuale ndaj grave

Gazetarët gjermanë kanë zbuluar dhjetëra kanale në platformën “Telegram” që i janë përkushtuar dhunës seksuale. Përdoruesit që janë pjesë e këtij kanali kanë ndarë këshilla si të sulmojnë seksualisht njerëzit. Autoritetet gjermane ende nuk kanë bërë asnjë ndërhyrje në lidhje me këtë skandal, i cili u zbulua nga gazetarët investigativë.

 

Gazetarët e "DW" që u “inflitruan” në kanale zbuluan se mijëra njerëz nga e gjithë bota shkëmbejnë informacione se si të përdhunojnë njerëzit dhe inkurajonin njëri-tjetrin të kryejnë këto sulme, duke përfshirë ndarjen e fotove dhe videove të krimeve të ngjashme që ata vetë i kanë kryer në shumicën e rasteve, përdoruesit gjithashtu jepnin detaje për sulmet e tyre. Ata kanë inkurajuar njëri-tjetrin të sulmojnë motrat, nënat, të dashurat ose gratë e tyre.

Read more ...

XS
SM
MD
LG