Marrëveshja me Italinë për pensionet/ Nis zbatimin nga qershori, si do të kryhet përllogaritja për qytetarët shqiptarë
Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kontributeve për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë pritet të hyjë në fuqi dhe nis nga zbatimi në muajin qershor. Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe një numër i lartë shtetasish italianë.
Në një intervistë për ATSH-në, Tresjana Elmazi, përfaqësuese e UIM Albania tha se nga marrëveshja përfitojnë të gjitha ata persona që kanë kontribute të sigurimeve shoqërore si në Shqipëri, ashtu dhe në Itali.