Turqia reagon ashpër ndaj I.zraelit: Kërkon të zgjerojë kufijtë përmes planit të Golanit

Turqia denoncoi të hënën një plan izraelit për të dyfishuar popullsinë që jeton në lartësitë e pushtuara dhe të aneksuara të Golanit, si një përpjekje për të zgjeruar kufijtë e tij. Kjo është raportuar nga CNN turk, i cili i referohet deklaratës së Ministrisë së Jashtme turke.
"Ne dënojmë me forcë vendimin e Izraelit për të zgjeruar vendbanimet ilegale në Lartësitë e Golanit, të cilat i ka pushtuar që nga viti 1967. Vendimi në fjalë është një fazë e re e qëllimit të Izraelit për zgjerimin e kufijve përmes pushtimit", tha ministria e Jashtme në një deklaratë, duke paralajmëruar se plani do të "minonte seriozisht" përpjekjet për të sjellë stabilitet në Sirinë fqinje pas përmbysjes së regjimit të Bashar al-Asad.