Maqedoni e Veriut: Artan Grubi dhe Enver Bexheti në listën e z.ezë të SHBA

Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angella Ageller, ka bërë të ditur se SHBA ka marrë një hap të rëndësishëm në luftimin e korrupsionit, duke e vendosur Artan Grubin, ish-zv/kryeministër, dhe Enver Bexhetin, gjykatës në Gjykatën e Apelit, në listën e zezë amerikane për shkak të përfshirjes në “korrupsion të madh”.
“Futja e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit në listën e zezë është dëshmi se ndërhyrja politike në gjyqësor nuk mundet dhe nuk do të tolerohet. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të identifikojnë ata që janë të përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm që minon institucionet demokratike dhe dëmton besimin e publikut. Grubi dhe Bexheti janë përfshirë në korrupsion të madh duke minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijallkovit, ish-drejtorit të shërbimit sekret. Askush nuk është mbi ligjin, dhe llogaridhënia është thelbësore për përparim,” tha ambasadorja Ageller.