Friday, 13 December 2024 15:18
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron për vizitë zyrtare në Kroaci. Ai ka pasur një takim me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq pas së cilit kanë mbajtur edhe një konferencë për media. Ai ka folur për sulmin e fundit terrorist në Kosovë. Kreu qeveritar tha se sulmi në Ibër Lepenc është i ri nga natyra, pasi “kësaj radhe në shënjestër ishte popullsia civile”.
“Më herët kemi pasur sulme ndaj Policisë së Kosovës, kemi pasur sulme ndaj ndërtesave zyrtare komunale por kësaj radhe në shënjestër është popullsia civile sepse furnizimi me ujë dhe prodhimi i energjisë elektrike që është jetik edhe për qytetarë dhe bizneset kanë qenë në shënjestër”, tha ai.
Read more ...
Friday, 13 December 2024 09:13
Buzëqeshje perfekte, flokë të dendur dhe sy që shkëlqejnë. Çdokush do të dashurohej me Luigi Mangione po të shikonte foton e tij në rrjete sociale. Por… ai është një vrasës. Askush nuk dinte asgjë për 26-vjeçarin, derisa fotot e tij bënë xhiron e botës pas vrasjes së CEO-s së United Healthcare, Brian Thomson.
I fshehur pas një kapuçi, ai e vrau biznesmenin me një qetësi të frikshme dhe më pas u largua duke e lënë të plasur në njërën prej rrugicave të Manhattanit. Ndërsa kërkohej në ShBA ai u arrestua falë një informatori në një McDonald’s në Pensilvani, i cili e kishte pikasur pasi ai kishte ulur maskën për të ngrënë ushqimin.
Read more ...
Thursday, 12 December 2024 09:32
Tre vetura Ferrari, modelet Bentley e Rolls-Royce janë vetëm disa prej shenjave që tregojnë jetën luksoze të presidentit të rrëzuar sirian, Bashar al-Assad. Pak ditë pasi forcat rebele kapën Damaskun dhe ikjes së Assadit në Rusi, kanë nisur të qarkullojnë video online që shpërfaqin jetën luksoze që bënte familja e njeriut që udhëhoqi Sirinë për më shumë se dy dekada.
Pos parkingut përplot vetura luksoze, brenda rezidencës në Damaskun perëndimor pati edhe më shumë luks, shkruan CNN. Aty, sipas pamjeve amatore, shihen sasi të mëdha ushqimi e madje duket se ka pasur edhe një menu të veçantë ushqimi për bashkëshorten e Assadit.
Read more ...