Mbesa e Putinit zbuloi aksidentalisht numrin e ushtarëve të zhdukur rusë

Autoritetet ruse kanë marrë 48 mijë kërkesa për teste ADN-je për të identifikuar ushtarë të zhdukur gjatë konfliktit në Ukrainë. Këtë e bëri të ditur Anna Tsivileva, zëvendësministre e Mbrojtjes dhe mbesa e presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë një seance në Dumën e Shtetit. Deklarata e saj, e cila ekspozon një realitet shqetësues për ushtrinë ruse, ka ngjallur debat dhe reagime të forta.
Numri i lartë i kërkesave për teste ADN-je pasqyron nivelin e lartë të pasigurisë për fatin e mijëra ushtarëve rusë që konsiderohen të zhdukur. Këto të dhëna vijnë në një kohë kur qeveria ruse është përpjekur të minimizojë raportimet për humbje të mëdha në front, duke kufizuar qasjen në informacionin zyrtar dhe duke kontrolluar narrativën publike për luftën.