Uji në kufirin e t.ensionuar: A mund t’ia ndërrojë Serbia kahun Ibrit?

Ndonëse teknikisht i mundur, ndryshimi i kahut të lumit Ibër nga Serbia në dëm të Kosovës do të shkaktonte shkelje të ligjit dhe konventave ndërkombëtare, thonë ekspertët. Megjithatë, sipas tyre, nevojiten garanci për sigurinë e kësaj rrjedhe, si dhe alternativa për të reduktuar varësinë e madhe nga ky damar i rrezikuar.
Shpërthimi që dëmtoi kanalin e ujit Ibër-Lepenc, në veri të Kosovës, për të cilin autoritetet kosovare fajësuan Serbinë, nisi një diskutim për sigurinë e këtij furnizimi ujor vital për jetën e shumë kosovarëve.