“Një shfaqje cinike për viktimat”/ Irena Beqiraj kundër homazheve për 21 Janarin: Politikanet si Malena e Belluccit

Ish-zëvendës ministrja, Irena Beqiraj, ka reaguar në lidhje me homazhet farsë të politikanëve të mazhorancës socialiste, të cilët për çdo vit, blidhen poshtë dritares së kryeministrit Edi Rama dhe bëjnë sikur vajtojnë për viktimat e 21 janarit.
Në postimin e saj në Facebook, Beqiraj ka ironizuar me pamjen cinike të Belinda Ballukut dhe Elisa Spiropalit, duke i krahasuar si kopja butaforike e Malenës së Monica Belluccit.