Lidhje


Media turke: A është Shteti Bektashi në Tiranë një projekt i I"zraelit?

Nisma “e çmendur” e kryeministrit Edi Rama për krijimin e Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi brenda territorit të Tiranës është analizuar edhe në mediat turke. Një artikull i ka kushtuar edhe gazeta "Sabah", ku gazetari Melih Altinok e nis shkrimin e tij me titullin “A është shteti bektashi një projekt i Izraelit?”.

 

Ai i është referuar një analisti për ta pyetur se ç’fshihet pas këtij shteti, shpallur menjëherë pas vizitës historike në Shqipëri të presidentit izraelit.

Artikulli i “Sabah”

Read more ...


Reagon Hezbollahu, qëllon me raketë në selinë e M*osadit pranë Tel A*vivit

Hezbollahu ka lëshuar një raketë balistike drejt selisë së Mossadit pranë Tel Avivit, sipas grupit me bazë në Liban. Sirenat paralajmëruese u dëgjuan në Tel Aviv të mërkurën pasi një raketë tokë-tokë u kap nga sistemet e mbrojtjes ajrore izraelite pasi u zbulua se po kalonte nga Libani, tha ushtria izraelite. Hezbollah tha se ndërtesa e shënjestruar ishte vendi ku agjencia izraelite e inteligjencës planifikoi sulmet e fundit duke përdorur pagers dhe pajisje të tjera me valë. Nisja erdhi në mes të bombardimeve të Izraelit ndaj Libanit, i cili ka vrarë të paktën 500 njerëz dhe ka detyruar dhjetëra mijëra të largohen.

Read more ...


Ambasadori amerikan kritikon Albin Kurtin: Nëse dëshiron të bëhesh pjesë e klubit mos “urino” në derën e tij

Nga Samiti për Paqen dhe Demokracinë në Prishtinë, ambasadori amerikan Hovenier i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të punojnë seriozisht për marrëveshjen që i çon drejt njohjes

 

“Njohja reciproke mbetet synimi kryesor i Shteteve të Bashkuara sa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, kjo është mëse e qartë. Ne presim qe të dyja palët të veprojnë plotësisht në përputhje me të gjitha detyrimet e dala nga dialogu dhe presim që ato ta marrin seriozisht dialogun”, deklaroi ambasadori.

Read more ...


Rama injoron tërësisht mendimin e shumicës: Padija e shkujdesja më përforcojnë bindjen se shtetit bektashi i ka ardhur koha

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në platformën X, duke iu përgjigjur të gjithë kritikëve për idenë e krijimit të shtetit Bektashi në Tiranë, si një “Vatikan” në kryeqytet.

 

Kreu i qeverisë shprehet se është “mësuar të lexojë e dëgjojë çudira pas çdo ideje të re apo projekti ndryshimi që ka shprehur apo paraqitur në tërë këto vite, po këtë herë çuditë e thëna a të shkruara fill pas shprehjes së idesë të krijimit të një entiteti sovran të Urdhërit Bektashi, brenda perimetrit të pronës së Kryegjyshatës Botërore në Tiranë, kanë kaluar kufijtë e të gjitha fantazive dhe ligësive të pritshme”.

Read more ...


Lindja e Mesme, Irani “zhduk” paisjet e rrezikshme, Izraeli zbuloi “asin” e tij

Organizatat e ashtuquajtura “boshti i rezistencës” të mbështetura nga Irani kundër Izraelit në të gjithë Lindjen e Mesme kanë urdhëruar pastrimin e pajisjeve të tyre elektronike. Pas sulmit shkatërrues që shpërtheu sinjalizuesit dhe pajisjet me valë të përdorura nga Hezbollahu, ata po rimendojnë se si të rrisin sigurinë sa i përket pajisjeve elektronike.

 

Në Irak dhe Bregun Perëndimor, zyrtarë të lartë të organizatës thanë se po rishikojnë pajisjet dhe po nxjerrin rregulla të reja për përdorimin e pajisjeve personale nga anëtarët e tyre, raporton Ëashington Post. Analistët thonë se sistemet e organizatave të tjera janë më të sigurta, por shtojnë se ata ka të ngjarë të kërkojnë të mbrojnë më mirë zinxhirët e tyre të furnizimit.

Read more ...

XS
SM
MD
LG