Sllovenia: I"zraeli në mënyrë aktive dhe të qëllimshme pengon institucionet e OKB-së

Izraeli po pengon në mënyrë aktive dhe të qëllimshme institucionet e OKB-së, vuri në dukje të hënën ministrja e Jashtme sllovene, Tanja Fajon, transmeton Anadolu. Kryediplomatja sllovene theksoi se vendi i saj ka qenë një nga mbështetësit më të zëshëm të palestinezëve, siç dëshmohet nga njohja e Palestinës si shtet, thirrjet për sanksione ndaj Izraelit për pushtimin e paligjshëm në Palestinë, si dhe për sulmet në Liban dhe luftën në Gaza.
Fajon u shpreh se zgjidhja e vetme është krijimi i një shteti të pavarur palestinez, i cili do të përfshijë Bregun Perëndimor dhe Gazën, me kryeqytet Kudsin Lindor. "I paralajmëroj kolegët e mi ndërkombëtarë, nëse po flasim për një zgjidhje me dy shtete, siç diktohet nga rezolutat e shumta të OKB-së, ata duhet ta njohin shtetin palestinez siç bëri Sllovenia", tha ajo në një intervistë për transmetuesin publik RTVSLO.