Lidhje


Lojtarët e Man United refuzuan të vendosin shiritin pro-L.G.B.T.Q+ përpara ndeshjes

Lojtarët e Manchester United kanë refuzuar të vendosin shiritin pro-LGBTQ+ përpara ndeshjes ndaj Evertonit të dielën e kaluar. Vendimi i lojtarëve të ekipit erdhi pas refuzimit të Nouassir Mazraoui për t’u bashkuar me këtë iniciativë.Mazraoui, sipas raporteve, ka shprehur se besimi i tij mysliman ishte arsyeja për të mos marrë pjesë në nismën, duke bërë që shokët e tij të skuadrës të mos veshin shirita të tillë, në mënyrë që ai të mos dukej si i vetmi që nuk e mbështeti kauzën. Kjo ka ndodhur pas refuzimit të kapitenit të Ipsëich, Sam Morsy, i cili gjithashtu ka cituar besimin e tij mysliman si arsyen për të mos marrë pjesë në fushatën “Rainboë Laces” të Premier League.

Read more ...


Opozita siriane po pastron rrjetin e tunelit 10 kilometërsh të t.erroristëve në Tel Rifat

Ushtria Kombëtare Siriane (SNA) po skanon rrjetin e tuneleve 10 kilometërshe në rrethin Tel Rifat, të cilin e çliroi nga organizata terroriste PKK/YPG, raporton Anadolu. Agjencia Anadolu ka filmuar rrjetin 10 kilometërsh të tunelit në Tel Rifat, të cilin SNA e çliroi nga duart e organizatës terroriste PKK/YPG më 1 dhjetor, në kuadër të operacionit "Agimi i Lirisë".

 

Gjatë kërkimit dhe skanimit të tunelit të ndjekur nga AA, në tunelet e gërmuara me metra nën ndërtesa u gjetën të grumbulluara në intervale të caktuara fuçi, kabllo elektrike dhe dhoma me shtretër pas dyerve prej hekuri.

Read more ...


Një padi e re për Sean ‘Diddy’ Combs i akuzuar se kishte v.arur një grua nga ballkoni

Sean "Diddy" Combs është akuzuar për dhunë seksuale nga një grua e cila pretendon se në shtator 2016 producenti muzikor e vari atë nga një ballkon 17-katësh ndërsa të tjerët ishin prezent, duke përfshirë edhe ish të dashurën e tij Cassie Ventura. Në një padi të ngritur në fund të javës së kaluar, Bryana "Bana" Bongolan, e cila ishte një stiliste aspiruese e modës në kohën e incidentit të supozuar, akuzon Combs për "sjellje të egër dhe të neveritshme" që shkeli "dinjitetin e saj themelor, autonominë trupore dhe ndjenjën e sigurisë”

Read more ...


Kompanitë kanadeze të lajmeve p.adisin OpenAI

Një grup kompanish kanadeze të lajmeve ngritën një padi kundër OpenAI, duke pretenduar se krijuesi i ChatGPT ka shkelur të drejtat e tyre të autorit dhe është pasuruar padrejtësisht në kurriz të tyre. Kompanitë që qëndrojnë pas padisë përfshijnë Toronto Star, Korporatën Kanadeze të Transmetimeve, Globe and Mail dhe të tjerë që kërkojnë të fitojnë dëme monetare dhe të ndalojnë OpenAI-n të përdorë më tej punën e tyre.

 

Kompanitë e lajmeve thanë se OpenAI ka përdorur përmbajtje të fshirë nga faqet e tyre të internetit për të trajnuar modelet e mëdha gjuhësore që fuqizojnë ChatGPT, shkruajnë mediat e huaja.

Read more ...


Trump k.ërcënon me tarifa 100 për qind për vendet anëtare të BRICS-it në rast të zëvendësimit të dollarit

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë një tarifë 100 për qind ndaj çdo vendi anëtar në organizatën BRICS, e cila përpiqet të zëvendësojë dollarin amerikan në tregtinë ndërkombëtare, transmeton Anadolu.

 

Trump i referohej aleancës ekonomike të Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, tani e zgjeruar duke përfshirë Iranin, Egjiptin, Etiopinë dhe Emiratat e Bashkuara Arabe. “Ideja që vendet e BRICS-it po përpiqen të largohen nga dollari derisa ne qëndrojmë pranë dhe vëzhgojmë, ka përfunduar”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

Read more ...

XS
SM
MD
LG