Lidhje


Kina kërkon "raporte të shëndetshme" me SHBA

Kreu i shtetit në Kinë dhe njëkohësisht kryetar i partisë komuniste, Xi Jinping i tërhoqi vëmendjen Donald Trump pas rizgjedhjes president i SHBA-së që të mos ndjekë kurs konfrontues. Historia ka treguar, që Republika Popullore e Kinës dhe SHBA-ja përfitojnë nga bashkëpunimi, ndërsa grindja i dëmton të dy vendet, tha Xi në mesazhin e urimit që i drejtoi Trump, sikurse njoftojnë mediet shtetërore kineze.

 

Trump dhe Xi zhvillojnë një bisedë telefonike

Read more ...


Fidan: Dialogu dhe bashkëpunimi janë rruga drejt prosperitetit për brezat e ardhshëm të turqve dhe grekëve

Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan, tha se dialogu dhe bashkëpunimi janë rruga drejt prosperitetit për brezat e ardhshëm të turqve dhe grekëve, transmeton Anadolu.

 

Duke vlerësuar përmirësimin e marrëdhënieve midis Türkiye dhe Greqisë në dy vitet e fundit, Fidan gjatë një interviste për të përditshmen greke "Ta Nea" tha se rol të rëndësishëm në këtë kishin vendosmëria e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis

Read more ...


Trump premtoi hakmarrje/ Kjo është lista e gjatë me njerëzit në shënjestrën e tij

Donald Trump drejtoi një fushatë të bazuar në hakmarrje. Tani ai është i pozicionuar në mënyrë të përkryer për ta kryer atë. Për vite me radhë, Trump i ka mbushur fjalimet dhe postimet e tij në mediat sociale me thirrje hakmarrëse për kundërshtarët e tij politikë, kritikët e tij dhe anëtarët e medias që të ndiqen penalisht, të mbyllen, të deportohen dhe madje të ekzekutohen. Në javët e zbehta të fushatës së 2024-ës, ai i përshkallëzoi ato premtime për hakmarrje. Tani që ka fituar, ai ka një mandat popullor – dhe fuqinë – për të filluar zbatimin e platformës së tij të ndëshkimit.

Read more ...


Doktori i transformimit plastik Skerdi Faria, shpallet në kerkim për shkak të botoksit të skaduar

I promovuar me emision të vecante nga Blendi Fevziu në Opinion si histori suksesi, Skerdi Faria, doktori i famshëm për transformimin e vajzave dhe grave shqiptare në shimpaze, duke i transformuar me operacione plastike shpallet në kërkim.

 

 

Deri tani, policia ka arrestuar Mildon Kumarakun, administratori i kompanisë që merrej me kontrabandën dhe magazinimin e produktit të paligjshëm si dhe dy administratoret e klinikave të kirurgjisë plastike, Xhuliana Mahmuti dhe Denisa Shehaj. Skerdilajd Faria, një nga doktorët më të njohur të kirurgjisë plastike në Shqipëri, është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit si pjesë e një operacioni të gjerë kundër kontrabandës së botoksit të paligjshëm në qendrat estetike.

Read more ...


Netanyahu uron Trumpin: Kthimi më i madh në histori

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka uruar Donald Trumpin për shpalljen e fitores së tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA, transmeton Anadolu. Kryeministri Netanyahu në postimin e tij në llogarinë e rrjetit sociale X tha Trump shënoi "fitore të madhe".

 

"Kthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë premton një fillim të ri për Amerikën dhe një besim të fortë të ripërtërirë në aleancën e madhe midis Izraelit dhe Amerikës", tha Netanyahu. Netanyahu, një nga liderët e parë që uroi Trumpin, tha se Trump, i cili shpalli fitoren e tij, bëri "kthimin më të madh në histori" në zgjedhjet presidenciale.

Read more ...

XS
SM
MD
LG