H"amasi: Goditëm mekanizmat ushtarakë të ushtrisë i"zraelite në Gaza

Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam njoftoi se kanë shënjestruar disa mekanizma ushtarakë që i përkisnin ushtrisë izraelite në lindje të qytetit të Gazës, transmeton Anadolu. Në deklaratën me shkrim të Brigadave Kassam jepen informacione për këtë temë.
Një mjet transporti ushtarak i ushtrisë izraelite është goditur nga raketa "Yasin-105" pranë Makbere Sharkiyye në lindje të qytetit të Gazës. Gjithashtu thuhet se në të njëjtin rajon është goditur me eksploziv edhe një xhip i tipit "Hummer" me raketa antitank dhe një buldozer.