Lidhje


I"zrael, pretendohet se 7 mijë hebrenj ultra-ortodoksë do të thirren në ushtri

Pretendohet se ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka dhënë udhëzime për rekrutimin e 7 mijë hebrenjve ultra-ortodoksë (Haredi), transmeton Anadolu. Sipas gazetës "Israel Hayom", Gallant u takua me shefin e Shtabit Herzi Halevi, zëvendësshefin e Shtabit, Amir Baram dhe shefin e Drejtorisë së personelit të ushtrisë, Yaniv Asor për të diskutuar mbi çështjen e rekrutimit të ushtarëve Haredi.

 

Gjatë takimit u bë një prezantim i shkurtër në lidhje me informacionin për grupin e parë të rekrutëve Haredi. Në fund të mbledhjes, Gallant miratoi rekomandimin e ushtrisë për rekrutimin e 7 mijë Haredive në ditët në vijim.

Read more ...


Holandë, përkujtohen gazetarët dhe fëmijët palestinezë të v"rarë nga sulmet i"zraelite

Në qytetin Hilversum të Holandës u mbajt aktivitet përkujtimor për gazetarët dhe fëmijët palestinezë të vrarë në sulmet e Izraelit në Gaza dhe Bregun Perëndimor, raporton Anadolu.

 

Në aktivitetin e organizuar nga “Fondacioni Mbill një Pemë Ulliri” në Holandë, përballë Sheshit Mediapark në Hilversum dhe ndërtesës së transmetuesit publik NPO, u përkujtuan gazetarët dhe mijëra fëmijë që kanë humbur jetën në sulmet izraelite në Gaza dhe në Bregun Perëndimor.

Read more ...


Ish-lideri i H'amasit, Sinwar nuk kishte ngrënë asgjë për 3 ditë para sulmit ku humbi jetën

Ish-kreu i Byrosë Politike të Hamasit, Yahya Sinwar i cili humbi jetën në sulmin e Izraelit në Rafah në jug të Rripit të Gazës muajin e kaluar, nuk kishte ngrënë asgjë për 3 ditë, transmeton Anadolu.G azeta "Sharq al-Awsat" me bazë në Londër, në lajmin e saj të bazuar në burime të paidentifikuara, ka paraqitur detaje rreth situatës së Sinwarit në Gaza pas 7 tetorit 2023.

 

Thuhet se Sinwar e dërgoi familjen e tij në një zonë që ai mendonte se ishte më e sigurt për shkak të sulmeve izraelite dhe komunikonte me ta me letër. Gjithashtu thuhet se lideri i Hamasit mund të komunikonte me familjen e tij vetëm një herë në 1 ose 1.5 muaj.

Read more ...


SHBA jo edhe aq demokratike sa e besojmë?

6 Janari 2021

 

Edhe më 6 Janar 2021, sytë e botës ishin drejtuar nga SHBA. Ishte dita, kur një turmë ekstremistësh të krahut të djathtë, të inkurajuar nga presidenti i atëhershëm Donald Trump, sulmuan Kapitolin e SHBA në një përpjekje për të ndërprerë transferimin demokratik të pushtetit pas zgjedhjeve të vitit 2020. Edhe në një sondazh të vitit 2023 nga agjencia e lajmeve Associated Press në bashkëpunim me Universitetin e Çikagos, vetëm 10% e pjesëmarrësve thanë se demokracia në SHBA po funksiononte jashtëzakonisht ose shumë mirë.

Read more ...


Vila super luksoze e Benet Becit në mes të pyllit me pisha dhe me fushë private tenisi!

Një qytetar ka bërë një denoncim në JOQ Albania, duke e publikuar vilën super-luksoze të Benet Becit në fshatin Prush, Tiranë. Kjo vilë, e cila përfshin një fushë private tenisi dhe është e rrethuar nga pyje me pisha, ngre shqetësime serioze mbi pasuritë e zyrtarëve të Rilindjes dhe mundësitë e tyre për të përfituar nga paratë publike.

 

Benet Beci, aktualisht kryetar të bashkisë së Shkodrës, ka një histori të diskutueshme në politikë, duke kaluar nga pozita në Partinë Demokratike në Rilindje. Ai është akuzuar për vjedhje dhe keqpërdorim të fondeve publike, duke u përmendur si figura kryesore në abuzimet në sektorin energjitik dhe urbanistik.​

Read more ...

XS
SM
MD
LG