Shqipëri, TDV shpërndan ndihma për familjet në nevojë me rastin e Muajit të Ramazanit
Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) ka shpërndarë pako ushqimore për familjet në nevojë në Shqipëri me rastin e Muajit të Ramazanit . Në aktivitetin e ndarjes së ndihmave organizuar nga Zyra e Këshilltarit të Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë ishin të pranishëm ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, drejtori i përgjithshëm i Çështjeve Fetare në Kryesinë e Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Şaban Kondi, këshilltari për çështjet fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Adem Gerlegiz, si dhe zyrtarë të tjerë.