“Afati 72 orë i Vuçiç”, Laçi: Më kujton Millosheviçin, duhet marrë seriozisht
Vuçiç deklaroi këtë të martë se do të marrë masa brenda 72 orësh ndaj Kosovës, deklaratë e ardhur pas takimit të tij me të dërguarin e BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Studiuesi, Marlind Laçi ka deklaruar në emisionin NoW me Erla Mëhillin se paralajmërimi i Vuçiç duhet marrë seriozisht, pavarësisht se thuhet se e gjitha kjo është një lojë në përfitim të Albin Kurtit.