"Administrata amerikane konsideron pranimin e banorëve të Gazës si refugjatë"

Administrata amerikane po shqyrton sjelljen e disa palestinezëve nga Rripi i Gazës në SHBA si refugjatë, transmeton Anadolu.Siç njoftoi dje CBS News, duke cituar dokumente të brendshme të qeverisë federale, zyrtarë të lartë në disa agjenci federale të SHBA-së kanë diskutuar zbatueshmërinë e opsioneve të ndryshme për të zhvendosur palestinezët nga Gaza, të cilët kanë anëtarë të ngushtë të familjes që janë shtetas amerikanë ose banorë të përhershëm. Sipas raportimit, një nga idetë përfshin përdorimin e Programit të SHBA-së për Pranimin e Refugjatëve, për t'u dhënë statusin e refugjatit atyre që kanë arritur të ikin nga Gaza në Egjipt.